MENU
klinika

Speciale/Sot nis faza e grupeve

Champions, sa shumë pretendentë këtë sezon!

18.09.2018 - 08:26

Champions League rikthehet sot në mbrëmje me sfidat e para në grupe, me një risi që luhet në dy orare të tjera, 18:55 dhe 21:00 e jo më si dikur, në orën 20:45.

Real Madrid është fituese e 3 edicioneve të fundit, në Milano, Cardiff dhe Kiev. Të tre titujt radhazi të madrilenëve janë historia e turneut më madhor për klubet në Europë, të cilin “Los Blancos” e kanë fituar 13 herë në total.

Megjithatë, jo gjithçka shkëlqen. Pas një vere të mbushur me lamtumira që djegin shumë në “Bernabeu”, ku Zidane u largua pa “koordinata” të reja dhe Cristiano Ronaldo emigroi në Torino, Real Madridi është në duart e Julian Lopetegui.

grupet e champions
grupet e champions

Kompeticioni maksimal kontinental për klubet do të ketë më shumë kandidatë për titullin se kurrë. Megjithatë, pesë prej garuesve plotësojnë kriteret e “ekipeve të mëdha”, me muskujt e duhur financiarë dhe sportivë.

Një mision aspak i lehtë për aristokracinë kontinentale, që i është nënshtruar futbollit spanjoll për pesë vite. Bayern Munich, në vitin 2013, ishte i fundit që ia rrëmbente një Champions, La Liga-s. Një prirje që e theu vetëm Manchester United në vitin 2017, duke fituar “Europa League”.

SPANJA

Real Madrid – Kjo është arsyeja pse kandidatët më të rëndësishëm janë në Spanjë. Kampionët në fuqi të Real Madridit kanë shumë yje dhe argumenta për ta rifituar titullin…, por mungon Cristiano Ronaldo.

Lopetegui ka afruar kësaj vere Courtois, Mariano dhe Odrizola, por gropa e lënë nga largimi i llit portugez duket e vështirë të mbushet. Sidoqoftë, esim japin senatorë të tillë, si Modric, Kroos, Benzema, Bale, Isco, Asensio, Ramos…

ADN-ja e Real Madridit ka qenë gjithmonë në favorin e fitimit të turneut. “Los Blancos” transformohen kur shohin topin e ndritshëm dhe tingujt e himnit të Champions-it.

Barcelonaduhet të bëjë një hap përpara. Rënia në tre sezonet e fundit është shumë pak për Messin me shokë. Ylli argjentinas është i fiksuar me Ligën e Kampionëve si gjithë grupi i lojtarëve të Barcelonës.

Leo mbledh çdo trofe sezonal, por nuk arrin të mbretërojë në Europë që nga viti 2015 dhe klubi paguan për këtë. Futbolli i tij është duke u zhvilluar, por i mungon një pikë për të lëvizur “domain” triumfues në kontinentin e vjetër.

Trajneri Ernesto Valverde e ka zgjeruar grupin me përforcime të tilla, si Arthur, Lenglet, Vidal, Malcom…, ndërkohë që ka në dispozicion “pesha të rënda” Luis Suarez, Dembele, Coutinho, Busquets, Pique. Hapi i parë i katalanasve do të jetë i vështirë: ata përballen me Tottenhamin dhe Interin në fazën e grupeve.

Atletico MadridNjë ekosistem i ndryshëm. Me finalen që do të luhet në shtëpinë e tyre, drejtuesit e klubit “rojiblancos” kanë investuar shumë në merkaton e verës, duke i dhënë trajnerit Simeone një skuadër që konkuron me më të mirët.

Ata e kanë shijuar finalen edhe më parë, por tani duan të bëjnë më shumë. Lemar, Rodri, Kalinic, Arias, Gelson…, e kanë rritur nivelin e një grupi, që ka mbajtur Griezmann, Saul, Koke, Oblak, Diego Costa.

Atletico Madrid synon të arrijë deri në fundin e ëndrrës së madhe, duke shpresuar tek “finishe” të ndryshme nga ato të finales së Lisbonës (2014) dhe Milanos (2016).

ValenciaKuarteti i La Liga-s mbyllet nga Valencia, që kthehet në Champions pas dy sezonesh mungesë dhe e përforcuar ekstremisht. Rodrigo, Kondogbia, Guedes, Soler, Parejo… i japin krahë kësaj skuadre për të luftuar kundër gjithkujt. Nuk ka diskutim, se Valencia nuk do ta ketë të lehtë në grupin e vet, ku bëjnë pjesë edhe Manchester United dhe Juventus.

ITALIA

Juventus- Bardhezinjtë kanë lëvizur nga grupi i aspirantëve te favoritët për fitimin e Champions-it, pas nënshkrimit të Cristiano Ronaldos. Ylli portugez e ka ndryshuar peizazhin në Torino dhe ka rritur aksionet e Juventusit.

120 golat e tij në Ligën e Kampionëve dhe rëndësia që ka pasur sidomos në tre Champions-it e fundit radhazi me “Los Blancos” e kuotojnë “Zonjën e Vjetër” si fituese e mundshme.

Futbollisti që ndan fronin e më të mirit në futboll me Messin në dekadën e fundit ka selinë e tij të re në Torino. Allegri, i cili ka kaluar vite duke pritur një skuadër që nuk triumfon vetëm në Itali (shtatë tituj kampioni në Seria A dhe katër Kupa Italie radhazi), synon të shkojë më tej se finalja, dy prej të cilave i ka humbur në kohë të freskët (2015 dhe 2017).

Atij i është bashkuar Cancelo, Can, Bonucci dhe CR7, të cilët e gjejnë një bazë solide për sukses: Dybala, Pjanic, Chiellini. Një superekip, me Ronaldon si faktor diferencial.

Cristiano Ronaldo ndryshon gjithçka sa u takon pritshmërive. 100 milionë euro të paguara për yllin portugez dhe 260 milionë euro për nënshkrime ë kësaj vere ( – shumë rekord) i shumëfishojnë kërkesat e drejtuesve dhe tifozëve bardhezinj.

FRANCA

PSG – Një detyrim, që PSG, gjithashtu, e ka: fitimi i Champions-it. Njësoj si Juventus. “Play Fair Financiar” i ka moderuar shpenzimet e pakontrolluara në Paris. Por, emblema e klubit vazhdon në “Parc des Princes”: MCN.

E kemi fjalën për “tridentin” e frikshëm, që përbëhet nga Mbappé, Cavani dhe Neymar. Ylli brazilian është ende në klub dhe duhet të bëjë një hap përpara, pas një sezoni të parë në Francë me shumë gola (28 gola në 30 ndeshje), por me pak fokus kontinental.

konica sportkonica sport mobile

Edhe Mbappé, pasi fitoi e shkëlqeu në Kupën e Botës, tashmë ka “spaleta” për të qenë referenca pariziene. Momenti i PSG-së duhet të arrijë. Projekti faraonik i sheikëve nga Katari i shtyp kundërshtarët në Francë, por nuk kalon ende përtej çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Buffon, Kehrer, Bernat dhe Choupo-Moting, prurjet e kësaj vere, e rrisin cilësinë e skuadrës së Tuchel, që debuton në stolin e PSG me sfidën e fitimit të Ligës së Kampionëve. “Tridenti” i sipërcituar, Verratti, Di Maria…, e detyrojnë që ta aspirojë këtë.

GJERMANIA

Bayern Munchen – Juventus dhe PSG nënshtrojë ligat e tyre, por në Champions bien para gjigantëve të La Liga-s (Real Madrid dhe Barcelona). Një situatë që ndodh edhe me Bayern Munich.

Gjiganti bavarez është bërë “diktator” në Bundesliga, duke e fituar titullin kampion në Gjermani në gjashtë sezonet e fundit radhazi. Megjithatë, nuk prek një finale të Champions-it prej vitit 2013, kur e fitoi këtë kompeticion.

Bavarezët kanë lojtarë klasikë si Lewandowski, Robben, Ribery, Müller, Hummels, është rikthyer nga dëmtimi portieri Neuer. Ata janë baza e ekipit, tashmë të drejtuar nga një trajner i ri, Niko Kovac.

Vetëm Goretzka e ka ringjallur grupin bavarez. Trajneri kroat duhet të shfrytzojë “polivalencën” e James Rodriguez. Kolumbiani përbën shumë opsione për Bayernnin.

ANGLIA

Manchester CityFitoi Premier League të sezonit të fundit me 100 pikë, por në Europë ka mbledhur zhgënjime: Monaco, në 1/8 finale, dhe Liverpool në çerekfinale, ishin dy ekzekutuesit e fundit të “qytetarëve” në këtë kompeticion.

Mahrez është i vetmi, që ka shtuar diçka në ekipin e Pep Guardiolës kësaj vere. Agüero, Gabriel Jesus, De Bruyne (i lënduar), Silva, Sané, Sterling, Bernardo Silva…, janë emra që tregojnë se në “Etihad” nuk mungon cilësia.

Ata përshtaten në mënyrë të përkryer në “futbollin e kontaktit”, që po implementohet te Manchester United nga duart e Guardiolës. Manchester City ka investuar shumë për të qenë i suksesshëm në Champions.

Pep ka kultivuar në tre sezonet e tij në Manchester një skuadër që e di se për çfarë luan, që shkatërron posedimin e topit dhe futbollin sulmues, ndërsa është plot me yje. Guardiola i ka “lustruar” gabimet e tij. Prandaj, duhet të jetë viti i tij.

Liverpool – Është lider i kampionatit në Angli, këtë sezon. Klopp dhe “reds” e tij arritën finalen e fundit dhe projekti i tyre vazhdon të përmirësohet. Mané, Firmino dhe Salah (44 gola sezonin e kaluar për egjiptianin), të cilët mbeten në “Anfield”, janë bashkuar me fuqinë punëtore të Shaqirit, Keita, Fabinho dhe portierit Alisson.

195 milionë euro janë shpenzuar për t’i dhënë fund mangësive të vërejtura dhe për të rritur forcën e skuadrës. Skenari nuk ka ndryshuar: presion dhe futboll i furishëm, me “tridentin” në majë, gati të bëjë kërdinë.

Kështu shkuan deri në Kiev, sezonin e kaluar, duke i djegur kundërshtarët e tyre. “Yryshi” i Klopp nuk ndalet. Ëndrrat e Liverpool janë Premier League dhe Champions. PSG do të jetë një “kockë e fortë” për aspiratat e tyre në fazën e grupeve.

TË TJERËT

Por, në Champions ka më shumë futboll. Tottenham i Pochettinos ka bërë “nënshkrimin” e tij më të mirë, duke mbajtur Kane, Alli, Eriksen. Ata janë një ekip i pakëndshëm për këdo.

Edhe Manchester United i Jose Mourinhos, pas një “gjendjeje konvulsive” për të realizuar përforcimet e synuara në verë, ende përmban emra të tillë si De Gea, Matic, Lukaku, Alexis, Pogba. Sidoqoftë, duket se trajneri portugez nuk i ka zgjidhur ende problemet strukturore. Një gjigant i fjetur, që duhet të rivalizojë me Valencian dhe Juventusin, që në grupe.

Interi i Icardit, PSV i Hirving Lozano, Galatasaray i Belhanda, Lyon i Fekir dhe Ajax i De Jong kthehen në Ligën e Kampionëve, pas vitesh mungesë. Ata nuk janë midis kandidatëve, por do të krijojnë probleme për këdo.

Ashtu si Napoli, që duhet ta tregojë veten pa Sarrin, apo Roma e Monchi, gjithmonë duke u rimodeluar, Monaco e Golovin dhe Falcao, Porto e Casillas, Dortmundi i Favre dhe Reus, Hoffenheim i Nagelsmann…

Dhe një tjetër emër historik, si Crvena Zvezda, që kthehet në këtë turne pas dekadash mungesë. Natyrisht, janë vetëm dy karrige për në finalen e “Wanda Metropolitan”. Gara është gati të fillojë. Dhe askush nuk dëshiron të digjet.

Sot do të zbresin në fushë 16 skuadra, në 8 duele të 4 grupeve, A, B, C, D. Direkt nis me një supersfidë, Inter-Tottenham, që starton në orën 18:55. Po në këtë orë luan edhe Barcelona-PSV. Më poshtë keni të gjitha ndeshjet e ditës së sotme me kuotat e basteve sportive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN