MENU
klinika

Hedhin poshtë thashethemet

Çifti Beckham, më të dashuruar se kurrë më parë

03.09.2018 - 12:59

Pak kohë më parë, David dhe Victoria Beckham festuan 19 vjetorin e tyre të martesës dhe ata janë një nga çiftet e showbiz më të dashur nga publiku.

Por sigurisht që edhe lidhja e tyre nuk mund të mbesë pa u komentuar dhe së fundmi janë hedhur shumë aludime se ajo është në krizë.

Megjithatë, ata i kanë hedhur poshto këto thashetheme dhe janë shfaqur më të dashuruar më shumë se kurrë më parë, teksa janë fotografuar duke pushuar në rivierën franceze.

Ata kaluan pushimin në një jaht luksoz në jug të Francës së bashku me Sir Elton John, David Furnish dhe dy djemtë e tyre, pak ditë më parë, ndërsa ende vazhdojnë të qëndrojnë në Francë.

Viktoria 44 vjeç dhe David 43 vjeç, i dhanë fund thashethemeve njëherë e përgjithmonë mbi ndarjen e mundshmet tyre, pasi ata u panë duke kaluar disa momente pasiononte gjatë kohës që ishin në jaht. Ata dukeshin tejet të lumtur si familje, duke ndarë kohë të mrekullueshme së bashku.