MENU
klinika

Kinema "Cineplexx"

Cilët janë filmat e kësaj jave?

17.09.2018 - 11:54

Është gjithmonë e domosdome të zgjedhim diçka sipas dëshirës tonë sapo fillon një javë e re. Ja se çfarë na ofron Kinema CINEPLEXX këto ditë shtatori

A SIMPLE FAVOR

“A Simple Favor”, me regji të Paul Feig, flet për Stephanie (Anna Kendrick), një mama blogere e cila kërkon të zbulojë të vërtetën pas zhdukjes së papritur të shoqes së saj më të mirë, Emily (Blake Lively) nga qyteti i tyre i vogël.

Titulli origjinal: A Simple Favor Filmi fillon: 13.09.2018 Zgjatja e filmit: 117 Minuta Shteti/Viti: USA/2018 Lloji: Mister, Krim, Triller Aktorë: Linda Cardellini, Blake Lively, Anna Kendrick Regjisori: Paul Feig

HOTEL TRANSYLVANIA 3: A MONSTER VACATION

Mavis surprizon Drakulën me një udhëtim familjar në një kroçere luksoze për përbindësha. Sapo udhëtimi nis, lind një romancë kur Drakula takon kapitenen misterioze të kroçeres, Erika. Tani është rradha e Mavis të luajë rolin e prindit të kujdesshëm, duke mbajtur Erikën larg babait të saj. Ata se dinë se Erika, kjo dashuri “shumë e bukur për të qenë e vërtetë” është në fakt një pasardhëse e Abraham van Helsing, një armiku të lashtë të Drakulës dhe gjithë përbindëshave të tjerë.

Titulli origjinal: Hotel Transylvania 3: Summer Vacation Filmi fillon: 12.07.2018 Zgjatja e filmit: 97 Minuta Shteti/Viti: USA/2018 Lloji: Animacion, Komedi Aktorë: Adam Sandler, Selena Gomez, Andy Samberg, Genndy Tartakovsky Regjisori: Genndy Tartakovsky

MISSION: IMPOSSIBLE – FALLOUT

Ethan Hunt dhe ekipi i tij, bashkë me disa aleatë të njohur, sfidojnë kohën pas një misioni të shkuar keq.

Titulli origjinal: Mission: Impossible – Fallout Filmi fillon: 26.07.2018 Zgjatja e filmit: 147 Minuta Shteti/Viti: USA/2018 Lloji: Aksion, Aventure, Triller Aktorë: Tom Cruise, Rebecca Ferguson, Jeremy Renner Regjisori: Christopher McQuarrie

PATRICK

Sara është një grua e re, jeta e së cilës është paksa lëmsh. Gjëja e fundit që i duhet është të kujdeset për dikë tjetër. Megjithatë, i pëlqen apo jo, gjyshja e saj i trashëgon një qenush Pug shumë të llastuar- Patrick.

Titulli origjinal: Patrick Filmi fillon: 06.09.2018 Zgjatja e filmit: 94 Minuta Shteti/Viti: GBR/2018 Lloji: Familjar Aktorë: Ed Skrein, Emilia Jones, Beattie Edmondson Regjisori: Mandie Fletcher

THE EQUALIZER 2

Robert McCall vendos drejtësi për të shfrytëzuarit dhe të shtypurit, por sa larg do të shkojë ai kur bëhet fjalë për dikë që do?

Titulli origjinal:The Equalizer 2 Filmi fillon: 16.08.2018 Zgjatja e filmit: 121 Minuta Shteti/Viti: USA/2018 Lloji: Aksion, Krim, Triller Aktorë: Denzel Washington, Pedro Pascal, Bill Pullman, Melissa Leo Regjisori: Antoine Fuqua

THE MEG

Pasi i shpëtoi një sulmi nga një peshkaqen 21 metra të gjatë, Jonas Taylor duhet të përballet me frikën e tij për të shpëtuar të tjerët.

Titulli origjinal: The Meg Filmi fillon: 23.08.2018 Zgjatja e filmit: 113 Minuta Shteti/Viti: CHN/2018 Lloji: Aksion, Fantazi Aktorë: Jason Statham, Li Bingbing, Ruby Rose, Rainn Wilson Regjisori: Jon Turteltaub.

THE NUN

Një prift me një të kaluar të komplikuar dhe një murgeshë në prag të premtimeve të saj të fundit dërgohen nga Vatikani për të hetuar vdekjen e një murgeshë të re në Rumani dhe për t’u përballur me një forcë të ligë në formën e një murgeshë djallëzore.

Titulli origjinal: The Nun Filmi fillon: 06.09.2018 Zgjatja e filmit: 100 Minuta Shteti/Viti: USA/2018 Lloji: Horror, Triller Aktorë: Demian Bichir, Taissa Farmiga, Jonas Bloquet, Bonnie Aarons Regjisori: Corin Hardy

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit