MENU
klinika

Premier League, java 7

City nuk ndalet, merr kreun provizorisht

29.09.2018 - 18:00

Manchester City nuk njeh ndalesa në Premier League. Në javën e 7-të, “Qytetarët” kanë mposhtur 2-0 Brighton në “Emirates” dhe për momentin e shohin veten në krye të renditjes, në pritje të Chelsea-Liverpool.

Ka qenë Sterling që ka zhbllokuar takimin në minutën e 29-të pas një asisti të Sane. Në pjesën e dytë ka ardhur edhe goli që ka mbyllur përfundimisht ndeshjen dhe që është realizuar nga Aguero në minutën e 65-të, me Sterling që ka qenë në rolin e shërbyesit.

Nuk di të ndalet as Arsenal i Unai Emery, që ka mundur 1-0 Watford-in në “Emirates”dhe ka marrë fitoren e pestë radhazi në kampionat. Nuk ka qenë një sukses i lehtë për t’u arritur nga “Topçinjtë”, të cilët kanë siguruar tri pikët në 9 minutat e fundit të ndeshjes falë autogolit të Cathcart (81′) dhe golit të Ozil(84′).

Lajme të mira edhe për Tottenham, që ka marrë fitoren e dytë radhazi në Premier League, falë dygolëshit të realizuar nga Kane (25′, 34′ pen.) në fushën e Huddersfield, i mundur 2-0.

Në ndeshjet e tjera: Leicester ka mundur 3-0 Newcastle në transfertë, Everton ka fituar 2-0 në shtëpi ndaj Fulham dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe Wolves, që ka mundur 2-0 Southampton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN