MENU
klinika

Një ese akuzash

Clinton nuk pranon humbjen, sulmon ashpër Trump

18.09.2018 - 11:17

Duket se Hillary Clinton e ka ende të vështirë që të pranojë humbjen në zgjedhjet e kaluar presidenciale në SHBA.

Ish-zonja e parë e Amerikës, Clinton, e cila ka humbur zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, përballë Donald Trumpit, tha se demokracia amerikane është në krizë dhe fajësoi presidentin Trump për, “korrupsion të jashtëzakonshëm” dhe “politika ndarëse me motive racore”.

Komentet e Clintonit, ish-sekretare e shtetit, të bëra në një ese, janë ndoshta të pashembullta në politikën amerikane. As Trump, as Shtëpia e Bardhë nuk i komentuan ende.

Gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, Trump ka thënë se Clinton duhet të hetohet për krime të ndryshme – diçka që është shumë e pazakontë për një fitues të zgjedhjeve. Clinton tha se pas zgjedhjeve të vitit 2016, ajo u ka bërë thirrje mbështetësve që t’i japin Trumpit një shans për të udhëhequr.

Shpresoja që frika ime për të ardhmen është e fryrë. Nuk ka qenë“, tha Clinton në esenë e publikuar në ueb-faqen e revistës Atlantic.

Demokracia jonë tani është në krizë“, tha ajo.

Trump nuk pretendon t’i japë përparësi të mirës publike para interesave të tij personalë apo politikë. Ai nuk duket se e kupton se nëpunësit publikë duhet t’i shërbejnë publikut dhe jo e kundërta“, tha Clinton.

Komentet e saj vijnë në kohën kur kandidatët dhe partitë politike po bëjnë fushatë për zgjedhjet për Kongres, që do të mbahen në nëntor.