MENU
klinika

Vetëm pak metra larg

Çudia në Durrës/ Shkollë mes kazinove

17.09.2018 - 12:31

Pak metra larg një shkolle jopublike 9-vjeçare dhe të mesme, një subjekt lojërash fati ushtron aktivitetin në Durrës.

Nxënësit e kësaj shkolle ashtu si dy institucione te tjera 9 vjecare mes të cilave gjendet një tjetër pikë kalojnë çdo ditë para dyerve të lojërave të fatit, atje ku shpesh kontrolli i prindërve dhe mësuesve nuk mbërrin.

Përveçse rrezikon moshat e reja, edhe në Durrës kumari nuk bën përjashtim. Rëndon gjendjen ekonomike të familjeve dhe çon drejt divorcit shumë çifte.

Nxënësit janë të ndërgjegjshëm për rrezikun, por ndërsa tregojnë se kanë shokë të cilët i frekuentojnë, rastet janë dëshmi se askush nuk është imun ndaj vesit të kumarit, për sa kohë lojërat e fatit do të jenë kaq pranë shkollave.