MENU
klinika

“Mozaik” tatuazhesh

Dafina realizon tatuazhin gjigant

05.09.2018 - 22:23

Këngëtarja Dafina Zeqiri e ka shfaqur herët pasionin e saj për tatuazhet, ndërsa ka realizuar me dhjetëra në trupin e saj.

Pothuajse nuk ka gjymtyrë në të cilën ajo nuk ka një të tillë. Nga gishtat, gjoksi, krahu, shpina e barku, në ‘mozaikun’ e këngëtares është shtuar edhe një tjetër tatuazh.

Së fundmi, Dafina ka realizuar një tatuazh gjigant, duke mbuluar në pjesën më të madhe kofshën e djathtë të saj.

Këngëtarja ka postuar edhe një video të shkurtër në InstaStory me pamjen e re. Pavarësisht se shumë persona mund të jenë kundër pamjes së saj me tatuazhe, e rëndësishme është që ajo të ndjehet mirë me veten e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja takon futbollistin

Shaqiri, dhuratë speciale për Dafina Zeqirin