MENU
klinika

Afërdita Dreshaj

Dasmë në Miami, pushime në Tiranë!

10.09.2018 - 08:57

Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë në muajin qershor me një dasmë përrallore në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Modelja shqiptare dhe lojtari i hokeit çek Jakub Kindl i thanë PO njeri-tjetrit duke i premtuar dashuri të përjetshme.

Por teksa ka kaluar pak më shumë se një muaj nga ceremonia martesore, modelja dhe këngëtarja shqiptare, po pushon në Shqipëri, ku duket se po kalon mjaft mirë nën shoqërinë e mikeshave të saj.

Ajo postoi foto së fundmi në një nga klubet e Tiranës me shoqërinë, teksa shkëlqente në një fund të lëkure të zi dhe një bluze të thjeshtë të kuqe, ku dukej tejet seksi dhe tërheqëse.