MENU
klinika

Njoftimi i OSHEE

Defekte në rrjet/ Zonat pa drita në Tiranë

02.09.2018 - 15:21

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, ka njoftuar ditën e sotme për të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike se do të ketë ndërprerje të rrymës.

Arsyeja e kësaj ndërprerjeje, vjen si pasjë e një defekti në linjën e OST, për të cilin po punohet për riparimin e tij.

Në njoftimin e OSHEE-së më tutje thuhet se zonat të cilat furnizohen nga ky nënstacion janë:  Koder Kamëz, Paskuqan, Babrru, Rruga Siri Kodra, Laprakë, Rr. Mine Peza, Lagjia Allias, Bathore, Rr. e Dibrës, Rr. 5 Maji, Rr. Niko Avrami, Rr. Ferit Xhajko. 

Më poshtë njoftimi i plotë i OSHEE-së:

“Për shkak te një defekti që dyshohet të jetë në linjën e OST, kanë mbetur pa energji disa fidera te nënstacioni Rajonal në Tiranë. Brigadat e avarisë së OSHEE janë në terren dhe sapo kanë vendosur në pune nënstacionin. Punohet për dhënie energji nga linja te tjera me qellim furnizimin me energji se pari objekteve te rëndësisë se veçantë siç janë spitalet.

Zonat qe furnizohen nga ky nënstacion janë; Koder Kamez, Paskuqan, Babrru, Rruga Siri Kodra, Laprake, Rr Mine Peza, Lagj Allias, Bathore, Rr e Dibres, Rr 5 Maji, Rr Niko Avrami, Rr Ferit Xhajko. Per konsumatorët familjare do te jepet furnizim me skema alternative deri ne riparimin e defektit”- thuhet në njoftimin e OSHEE.