MENU
klinika

Pas bjondeve, një brune…

DiCaprio i jep fund beqarisë?!

10.09.2018 - 14:30

Ishte i fiksuar pas femrave bjonde duke pasur lidhje me disa prej personazheve të showbiz, por tashmë është një brune që duket se do t’i japë fund beqarisë se Leonardo DiCaprio-s.

I njohur si beqari “i përhershëm” i Holliwood-it, Leo, tashmë në moshën 43-vjeçare duket se ka vendosur të mos e mbajë më këtë epitet.

Sipas një raporti të “Us Weekly”, Leo më në fund pas gjithë këtyre viteve po mendon t’i japë fund beqarisë dhe ta propozojë të dashurës Camila Morrone për martesë.

Një burim thotë se, Leo dhe Camila, e cila është 22 vite më e re se aktori, janë “shumë të dashuruar dhe seriozë” në lidhjen e tyre.

Megjithatë, Leos nuk mund t’i “besohet” lehtë!