MENU
klinika

Personazh i qytetit

Ditari i një ish të burgosuri politik

03.09.2018 - 15:15

Shqipëria e diktaturës komuniste nuk ishte një vend i rrezikshëm për të jetuar nëse ishe një liberalist, mendjehapur. Nevruz Golka e kuptoi vonë këtë, por sigurisht që prej atij momenti ndërgjegjsimi nis dhe kalvari i vuajtjeve të tij. I shkolluar në liceun francez të Korccës, në vitin e katërt të studimeve, Nevruzi pësoi tronditjen e parë me humbjen e babait. Duke mbetur vetëm me nënën, në moshën 18-vjeçaçe iu desh të futej menjëherë në punë, në Uzinën e qytetit. Ishte kjo koha kur u shpallën edhe të deklasuar.

Në vitin 1968 , ku ai ishte vetëm 28 -vjeç me akuzën e propagandës dhe agjitacionit dhe pa gjyq dhe dëshmitarë arrestohet dhe dënohet me 30 vite heqje lirie . “Ishte janar, unë sapo isha kthyer nga puna. Atë ditë ime më më tha se kishte netë që shihte në dritaren e kuzhinës një fqinjin tonë që asokohe ishte sekretar partie. Më tha ta zhdukja gjithë c’kish shkruar dhe të mos lëshoja më vrer ndaj regjimit. Ishte rreth mesnatë kur në portë trokitn dy oficerë të sigurimit. Hapa portën dhe menjëherë më vunë prangat”, rrëfen ai.

Pas disa ditësh atë e dërgojnë në burgun e Burrelit ndërsa e ëma, bashkëshortja dhe fëmijët e tij internohen në një fshat të Fierit .

“Nuk kam qëndruar as një javë në Burrel. Ishte një burg i vjetër me lagështi dhe aromën e tij më duket se ndonjëherë e kam ende nën hundë. Në qelinë ngjitur me të timen, qelbeshin kufomat e të vdekurve të pakallur nga torturat. Ajo javë ka qenë më ë vështira e jetës. Marrja në pyetje ishte një ferr i vërtetë. Donin t’u tregoja se për kë spiunoja dhe pse kish bërë propagandë. Kam ndenjur tre ditë pa ushqim. Sa herë humbisja ndjenjat dy policë më lagnin me ujë dhe zgjohesha. Ku dola nga Burreli trupin e kisha të enjtur dhe të nxirë. Nuk mora vesh ku po më conin dhe as se ku mbërrita sepse nuk e dija që në fillim se ku isha”.

Në shkurt të po atij viti Nevruzi dërgohet në burgun e Spacit ku do të vuante dënimin deri në vitin 1990.

“Ai burg ka lënë gjurmë në kujtesën time. Vend i rrethuar me roje , tela, gjemba. Punonim ditë natë në minierë, nxirrnim mineral. Në qershor 1969 bashkë me disa shokë të tjerë nga Shkodra dhe Vlora u orvatëm të hapnim një kanal për të dalë dhe të arratiseshim. Rojet e zbuluan. Dy prej shokeve i vranë ndërsa njërin që ishte më i ri e plagosën . Unë arrita të kthehem pas në kohë duke mos u pikasur nga rojet.” – thotë ai.

Në vitin 1990, kur burgu i Spacit mbyllet ai lirohet dhe kthehet pranë familjes , me të cilën kishte pasur korrespondenca gjatë gjithe kohës. Do të ishte viti 2007 kur ai u kthye në Korcën e fëmijërisë për t’ia nisur nga e para. “Kur më prekën këmbët në kalldrëm dyshova në isha gjallë apo kisha vdekur . Një histori gati 30 vjecare sapo kishte marë fund. Tani isha i lirë. Kam qarë atë ditë pas shumë e shumë vitesh . Dhe pas gati një vit e gjysëm, u bëra një ndër themeluesit e Shoqatës së ish të përndjekurve Politikë.”

Që prej 2009 deri tani ai është një aktivist për mbrojtjen e të drejtav të ish të përndjekurve dhe shpesh nismëtar projekt-vendimesh dhe iniciativash të shqyrtuara nga Këshilli Bashkiak Korcë. Në vitin 2016 Shoqata e nderoi edhe me një medalje ari për gjithë angazhimin dhe rolin që ka luajtur në vendimarrjen lidhur me cështje të kesaj fushe në pushtetin lokal.

Sot Nevruzi mes gjithë mënxyrave në kujtime ruan fëmijërinë dhe ende beson n ëtë mirën që gjendet Brenda shpirtit njerëzor . “Kurt ë këm ndërruar jetë do më duhët kohë të kuptoj që kam vdekur e nuk jam rikthyer në Spac “ thotë ai mes lotësh.

Përgatiti: L.S.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN