MENU
klinika

Marrëveshja e Prespës

Dora Bakojanis: Referendumi do të kalojë

19.09.2018 - 21:21

“Në këtë moment me siguri skenari është se referendumi do të kalojë, por nuk jam banore e Republikës së Maqedonisë që ta di saktë këtë gjë”, thotë ish ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis.

Bakojanis tha se “Marrëveshja nga Prespa tashmë po jep rezultate”, ndërsa duke i komentuar deklaratat e fundit të kryetarit të partisë “Grekët e Pavarur” Panos Kamenosit i cili ka kundërshtuar referendumin.

Kamenos nuk e shfrytëzoi mundësinë e vetme që iu dha kur Demokracia e Re parashtroi propozim për votim të mosbesimit të qeverisë për çështjen e Shkupit, kur në Parlament në mënyrë të hollësishme u analizua rezultati i nënshkrimit, që do ta vendos Kotsias gjatë procesit në Prespë. Atë e tham qartë. Realiteti është se Panos Kamenos është fshehur pas retorikës së tij të njohur, e mbrojti qeverinë dhe ia dha stilolapsin Ministrit të Jashtëm, Kotsiasit që ta nënshkruajë Marrëveshjen e Prespës. Ndërsa marrëveshja nga Prespa tashmë ka filluar të prodhojë rezultate juridike, nuk ekziston dyshim për këtë”, tha Bakojani.

Dora Bakojanis është anëtare e partisë “Demokracia e Re” në Greqi. Ka qenë ministre Kulture, ministre e Jashtme dhe kryebashkiake e Athinës përgjatë dy dekadave të fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN