MENU
klinika

Siguria Ushqimore

DRAKU në Gjirokastër nuk ka mjete për kontrolle

04.09.2018 - 15:59

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjendet në mesin e një fushate intensive kontrollesh, veçanërisht në ditët e nxehta të verës, por dega e AKU në Gjirokastër është duke u përballur me një seri mungesash që e bëjnë të vështirë realizimin e detyrës.

Në takimin me Astrit Aliaj, prefektin e qarkut, drejtori i AKU-së për Gjirokastën Besnik Brahimi ka përmendur si një mungesë shqetësuese, mospasjen e një mjeti për transportin e produkteve të bllokuara, transportin e punonjësve si dhe mungesën e mjeteve laboratorike apo frigoriferike të cilat kompromentojnë punën e këtij institucioni. Si pjesë të vështirësive, drejtori i AKU-së përmendi pa hyrë në detaje të mëtejshme, edhe moskoordinimin me doganën e Kakavijës, për kompetencën e përbashkët të kontrollit të produkteve ushqimore.

DRAKU Gjirokastër ka rregjistruar në muajin që lamë pas aksione në supermarket dhe dyqane që tregtojnë produkte ushqimore të skaduara. Në njoftimin e AKU-së bëhet me dije se është sekuestruar malli i skaduar në 3 subjektet e evidentuara në shkelje të ligjit. Në kushtet e mungesave të sipërpërmendura nga drejtori i DRAKU-t të Gjirokastrës mësohet se aksionet e raportuara në media gjatë muajit gusht janë zhvilluar me mjete të zakonshme transporti personal dhe jo mjete të posaçme për natyrën e punës së këtij institucioni.

Përgatiti: E.B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN