MENU
klinika

Maradona flet si trajner i ri

“Droga po më vdiste, e lashë falë atyre…”

11.09.2018 - 12:48

Diego Armando Maradona para pak ditësh ka lënë Bjellorusinë, ku ishte president i klubit të Dinamo Brest dhe ka udhëtuar në Meksikës, ku është emëruar trajner i ekipit Dorados de Sinaloa. Sot ka zhvilluar konferencën e parë për shtyp.

Sinaloa deri më tani ishte i njohur në botë për shkak të shenjës së zotërve të drogës, që prej atje veprojnë dhe e shtrijnë trafikun e saj në të gjitha kontinentet.

Tani, me mbërritjen e Maradonës, farzat u ndezën në rajon edhe për një aspekt pozitiv, atë sportiv. Sigurisht, shumë prej tyre kanë qenë mendime ironike për të kaluarën e “Pibe de Oro”. Maradona foli në konferencë edhe për këtë pjesë të jetës së tij:

Maradona dhe gruaja e tij
Maradona dhe gruaja e tij

“Unë kam pasur shumë probleme në jetën time. Tani më duhet ta marr përsipër këtë përgjegjësi si një njeri që merr në krahë një fëmijë. Njerëzit mund të thonë shumë gjëra, por pesëmbëdhjetë vjet më parë jam vënë kundër saj, si pas një sëmundjeje.

Njerëzit po thonin se dopingu po më konsumonte, po më çonte poshtë e më poshtë. Tani dua të flas me njerëzit, që kam qenë në të kaluarën. Dua t’iu shpjegoj atyre se, kur përdorja drogë, u prishën me mua. Ato ishin një hap larg humnerës. Pra, hoqa dorë nga dopingu në sajë të vajzave të mia”.

Eksperiencën e re si trajner, Maradona thotë se e ka marrë me seriozitet: “Unë nuk jam këtu me pushime. Dua që të punojnë shumë, t’i ndihmoj lojtarët e mi. Tifozët duhet të jetë në anën tonë, me ta do të jetë e vështirë të na mundë kush”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN