MENU
klinika

Këngëtarja me origjinë shqiptare

Dua Lipa i surprizon, fanset shpërthejnë në lot

01.09.2018 - 20:44

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është pa dyshim një nga këngëtaret më të dashura të momentit në Angli dhe në të gjithë botën.

Tashmë ajo numëron miliona fansa në të gjithë botën, të cilët e adhurojnë për atë se çfarë ajo ka arritur që në moshë të re. Dua e ka nisur karrierën e saj në moshën 14-vjeçare duke kënduar fillimisht këngë të këngëtarëve të mëdhenj ne “Youtube”, deri kur ajo këndoi këngën e saj të parë dhe mbarë bota e njohu për talentin e saj.


Këngëtarja ka perforumar së fundmi në Dublin, në “Electric Picnic Festival”. Si në çdo paraqitje tjetër të saj dhe këtë herë, ajo shkëlqeu në skenë. E ndërsa Dua ishte duke performuar, Radio BBC1 ishte duke intervistuar dy fanse të zjarrta të saj. Papritur, aty shfaqet dhe Dua duke i befasuar fanset, të cilat filluan të qanin pasi panë që idhulli i tyre ndodhej aty.

Është gjithmonë bukur të dëgjojmë lajme të tilla për Duan, këngëtare që na ka bërë të gjithëve krenarë me famën e saj botërore.