MENU
klinika

Biblioteka “Apostol Meksi”

Dy anët e medaljes së një biblioteke

12.09.2018 - 16:02

Gjirokastra e shumë vlerave, mes tyre dhe letrare, nuk mund të mos ketë një tempull letrarë sikurse biblioteka e qytetit “Apostol Meksi”, një prej institucioneve që tërheq gjithmonë e më tepër vëmendjen e lexuesve, në atë masë sa shifrat në rritje të frekuentuesve të saj dëshmojnë për një rikthim të dashamirësve të librit në gjirin e kësaj biblioteke.

Për të nxitur më tej interesin e shfaqur, Bashkia e qytetit dhe Agjensia e Kukturës kanë mundësuar pasurimin e saj me 130 tituj të rinj që i përkasin zhanreve dhe shkrimtarëve të ndryshëm por që përkojnë me emrat dhe titujt më të preferuar të kohës. Një fond me vlerën e 2 milionë lekëve të vjetër. Arminda Mevlani, përgjegjëse e bibliotekës shprehet se kërkesat janë gjithnjë e në rritje nga ana e lexuesve.

“Sigurisht që ishte një iniciativë për t’u përshendetur. Kemi mbi 4 mije lexues të rregullt të moshave të ndryshme e mes tyre edhe mjaft studentë të universitetit të cilëve kemi detyrimin t’i përgjigjemi. Ky është kontigjenti i dytë i librave që shtohet për këtë vit nga ana e bashkisë së qytetit dhe po përpiqemi të jemi të plotësuar me titujt e preferuar” – thotë ajo.

Problematika

Si çdo medalje me 2 anë, edhe fluksi i lexuesve në biblioteke sjell me vete një shqetësim që drejtori i Agjensisë së Kulturës Kudret Alikaj e ndan për Konica.al:

“Janë mbi 500 libra të cilat prej vitesh nuk po i kthehen bibliotekës. Gjithmonë kemi bërë apel por deri tani askush nuk po ndërgjegjësohet. Libri është vërtet një pasuri por që nuk mund të mbrohet nëse nuk respektohet biblioteka si institucion nga vetë qytetarët që tërheqin libra dhe nuk i dorëzojnë më”

Aktualisht biblioteka “Apostol Meksi” e cila këtë pranverë shënoi vitin e 95 të krijimit, numëron mbi 123 mijë tituj librash. Stafi i këtij institucioni po punon për dixhitalizimin e arkivit që pa dyshim do të sillte lehtësi për lexuesit e saj, një projekt i ngjashëm me atë të Bibliotekës Kombëtare në kryeqytet.

Tranzicioni dhe trazirat e vitit të mbrapshtë të 97 lanë pothuajse të paprekur këtë tempull letrar duke treguar edhe një herë qytetarinë dhe dashurinë e gjirokastritëve ndaj librit dhe letërsisë shqiptare dhe të huaj. Tashmë mbetet që po me të njëjtën dashamirësi fondi i blibliotekës të ruhet, dhe të punohet për të mbajtur të paprekur këtë pasuri kulturore të qytetit.

Përgatiti: E.B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Muzeu i Armëve në Gjirokastër

Një muze i ndarë më dysh


“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë

Turistët zgjedhin Vlorën për të pushuar

“Klima dhe çmimet e lira”, plazh edhe në nëntor

Plan për zgjerimin e tokës ku do ndërtohet

“Etje” për apartamente në Vlorë