MENU
klinika

Serie A, zhbllokohet CR7

Dygolësh i Ronaldos, Juventus “poker” fitoresh

16.09.2018 - 17:01

Tifozët e shumtë të Juventus ishin në ankth se kur do të zhbllokohej Cristiano Ronaldo, pasi në 3 javët e para nuk kishte gjetur rrugën e rrjetës, por sot sulmuesi portugez ka shënuar 2 gola, ndërsa Juventus fiton 2-1 dhe mban kreun me pikë të plota pas 4 javësh.

Cristiano Ronaldo nuk kishte gjetur ende golin e parë, por në minutën e pestë të pjesës së dytë, “CR7” shënoi, pasi u gjend në vendin e duhur, në momentin e duhur, pas gabimit të Ferrari-t, gjatë një goditje nga këndi.

Pas 15 minutash, Ronaldo shënoi sërish duke hipotekuar suksesin e bardhezinjëve. Deri tani, pas katër ndeshjesh në Serie A, “Topi i Artë” ka shënuar dy gola pas 30 goditjeve drejt portës kundërshtare.

Në minutën e parë shtesës, Khouma Babacar ngushtoi diferencën për miqtë, por pa arritur të prishë festën e Juventus.

Në ndeshjet e tjera të luajtura në Serie A, Genoa fitoi 1-0 ndaj Bologa, që ende nuk e ka gjetur golin e parë në Serie A, ndërsa Udinese dhe Torino u ndanë në barazim 1-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN