MENU
klinika

Aborti i pavetëdijshëm

Dyshim për një abort spontan? Duhet të bëni një…

03.09.2018 - 19:26

Aborti spontan është përfundimi i shtatzënisë përpara javës së 24-ërt ndërkohë që një në pesë shtatzëni përfundojnë me aborte spontane dhe gjakrrjedhje.

Shumica e aborteve spontane ndodhin brenda 12 javëve të para, madje shpesh më përpara sesa gruaja të mësojë që është shtatzënë.

Kjo ndodh zakonisht sepse foshnja nuk zhvillohet normalisht. Shenjat e para janë gjakderdhja nga vagina e shoqëruar me dhimbje të fundshpinës dhe kontraksione të forta në bark. Po qe se ndodh një gjë e tillë duhet të komunikoni menjëherë me mjekun.

Dyshim për një abort spontan?

Nëse gjakderdhja është e lehtë, pa dhimbje dhe ndodh gjatë kohës kur prisni t’ju vijnë menstruacionet nuk është e thënë që të keni bërë abort spontan. Në këtë rast që të siguroheni është mirë që të bëni një ekografi.

Abort spontan i vërtetë?!

Nëqoftëse gjakderdhja është serioze dhe shoqërohet me dhimbje ka të ngjarë që foshnja të ketë vdekur në barkun e nënës. Duhet që të shkoni në spital në mënyrë që mitra të pastrohet dhe që nëna të mos ketë dhimbje duhet të bëhet me anestezi të përgjithshme.

Po ju si ndiheni?

Kur e humbni foshnjën herët gjatë shtatzënisë përjetoni një ndjenjë të fortë humbjeje. Kjo gjendje do të vijë duke u rënduar nga ndryshimet hormonale që ndodhin pas abortit. Shqetësimi se a do të mund të keni ndonjëherë një bebe normale dhe të shëndetshme është i zakonshëm.

Mund të ndiheni edhe fajtore, por mos e fajësoni veten.

Vërtetë nuk është faji juaj. Mund të përpiqeni sërish për të pasur një shtatzëni të shëndetshme dhe një bebe të shëndetshëm, por kjo do një periudhë kohe që trupi dhe mitra juaj të marrë veten. Një përgjigje të saktë për kohën se kur ju mund të provoni sërish për një shtatzëni të re do t’ua japë mjeku juaj.

Por mos u frikësoni pse keni bërë një ose disa aborte më parë, kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të keni një shtatzëni të shëndetshme dhe të bëheni NËNË.

Redaktoi: M.D