MENU
klinika

Këshilla dhe sugjerime

Ekspozimi në diell/ Kur është i shëndetshëm? Kur paraqet rrezik?

08.09.2018 - 19:28

Kur mendoni për diellin, mendimi juaj i parë mund të jetë për dëmet që mund të shkaktojë. Është e vërtetë, mund të shkaktojë disa probleme shëndetësore. Megjithatë, dalja herët në mëngjes, në periudha kohore të vogla, para se dielli të shkëlqejë, mund t’iu bëjë shumë mirë.

Sa është mjaft?

Kjo përgjigje është e ndryshme për të gjithë. Varet nga lëkura, mosha, shëndeti, dieta dhe vendi ku jetoni. Në përgjithësi, shkencëtarët mendojnë 5 deri në 15 minuta, maksimumi deri në 30 nëse keni lëkurë me ngjyrë të errët.

Në qoftë se ju përdorni kremin që ju mbron atëherë mund të qëndroni më gjatë në diell.

Vitamina D

Rrezet e diellit ndihmojnë që forma pararendëse e vitaminës D në trupin tuaj të kthehet në vitaminë D aktive e cila është e rëndësishme për kockat, qelizat e gjakut dhe sistemin imunitar.

Ndërsa shumica e njerëzve e marrin vitaminën D nga ushqimi, foshnjat që ushqehen me gji duhet që ta marrin atë shtesë që të mos sëmuren.

Mbrojtja nga disa sëmundje të caktuara

Të rrish gjatë në diell mund të rrisë shanset e kancerit të lëkurës, por njerëzit që jetojnë në vende ku nuk marrin shumë rreze dielli mund të kenë më shumë gjasa që të preken nga lloje të tjera të sëmundjeve kanceroze duke përfshirë gjoksin, zorrën e trashë, prostatën dhe mushkëritë.

Shanset për të pasur sëmundje të tjera serioze, si skleroza e shumëfishtë, presioni i lartë i gjakut, diabeti apo sëmundjet e zemrës, mund të jenë më të larta. Shkencëtarët mendojnë se si sëmundjet kanceroze që përmendëm mund të lidhen me nivelet e ulëta të vitaminës D në organizëm.

Gjumë më të mirë

Sytë tuaj kanë nevojë për dritë. Drita e diellit, sidomos herët në mëngjes, duket se i ndihmon njerëzit të flenë gjatë natës.

Kjo mund të jetë më e rëndësishme pasi të moshoheni, sepse sytë tuaj janë më pak të aftë për të marrë dritë dhe ka më shumë gjasa të hasni probleme në të fjetur.

Humbje peshe

Drita e mëngjesit gjithashtu ndihmon njerëzit të mbajnë yndyrën nën kontroll. Ju keni nevojë për 20-30  minuta mes orës 08:00 dhe 12:00, por sa më herët të ekspozoheni në diell, nëpërmjet shëtitjes në natyrë, aq më mirë është.

Shkencëtarët mendojnë se rrezet e diellit mund të tkurrin qelizat e yndyrës nën sipërfaqen e lëkurës suaj.

Mirëqenia emocionale

Drita e diellit ndihmon në nxitjen e një substance kimike në trurin tuaj të quajtur serotonin, e cila mund t’iu japë më shumë energji dhe t’iu ndihmojë të jeni të qetë dhe të fokusuar. Mjekët ndonjëherë trajtojnë çrregullime emocionale sezonale dhe lloje të tjera të depresionit të lidhura me nivele të ulëta të serotoninës.

Sy të shëndetshëm

Sasi të moderuara të diellit gjatë jetës suaj, sidomos në vitet e adoleshencës dhe rinisë, mund t’iu bëjnë që të keni më pak probleme për të parë në distancë të largët. Por, shumë ekspozim nën rrezet e diellit mund t’i lëndojnë sytë.

Kjo mund të shkaktojë paqartësi në shikim.

Lëkura juaj

Studiuesit mendojnë se tre llojet primare të kancerit të lëkurës; melanoma, karcinoma qelizore basale dhe karcinoma qelizore skuamoze, shkaktohen kryesisht nga qëndrimi për shumë kohë në diell. Pra, është shumë e rëndësishme që të përdorni kremin e plazhit ose të mbuloni trupin nëse do të jeni në diell më shumë se 15 minuta.

Por, sasi të vogla të lehta të dritës ultravjollcë mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të sëmundjeve të caktuara të lëkurës.

Mos merrni shumë diell

Shumë kohë në diell, pa mbrojtje, jo vetëm që mund të rrisë rrezikun e kancerin të lëkurës, por mund ta bëjë edhe më të shpejtë plakjen e lëkurës suaj, duke shkaktuar rrudha, prishje të cilësisë së lëkurës dhe pika të errëta në të.

Mbroni sytë tuaj

Duhet të përdorni syze dielli që bllokojnë dritën e fortë dhe kapelet me strehë të gjerë sa herë që jeni jashtë për njëfarë kohe. Dielli mund të dëmtojë sytë tuaj në çdo kohë, jo vetëm në verë sepse rrezet mund të kalojnë përmes reve.

Përdorni krem mbrojtës

Një krem mbrojtës me SPF 15 ose më tepër është më i mirë. Vendoseni 30 minuta para se të dilni në diell dhe mos harroni zona te tilla si buzët, veshët dhe qafën tuaj. Vendoseni më shumë në qoftë se notoni ose djersiteni.

Mundohuni të qëndroni larg diellit nga ora 10:00 deri në orën 16:00, kur rrezet e tij janë më të forta.

Mos shkoni për nxirje artificiale

Kjo gjithashtu rrit mundësitë e kancerit të lëkurës. Nëse e bëni këtë para moshës 35 vjeç, ju jeni 60% më i riskuar që të sëmureni me melanomë, forma më serioze e kancerit të lëkurës.

Edhe një seancë mund të rrisë shanset e krijimit melanomës me 20% dhe llojet e tjera deri në 65%.

Nëse ju doni që i gjithë trupi juaj të jetë i nxirë atëherë kremrat për nxirje janë një mundësi e mirë.