15.09.2018 - 10:33
Çifti shumë i dashur për publikun mbarë shqiptarë, prezantuesja Elita Rudi dhe reperi Gjiko, pasi u përfolën shumë për dasmën, më pas anulimin e saj, duket se tani nuk ka se çfarë të diskutohet më: në 21 shtator martohen!
Vendi që kanë zgjedhur çifti për të celebruar dashurinë e tyre në martesë, ndodhet vetëm pak kilometra larg nga qendra e Prishtinës. Pamjet e para nga dekori duken fantastike.
Ambienti që ata kanë zgjedhur është i madh dhe kështu presim 21 shtatorin që të zbulojmë më shumë për numrin e të ftuarve, që mesa duket do të jetë i madh.