MENU
klinika

“Zemër”

Eni zbulon bashkëpunëtorin për projektin e ri

14.09.2018 - 11:12

Pak ditë më parë, Eni Koçi konfirmoi se është duke punuar për projektin e saj të ri muzikor. Madje, këngëtarja bëri të ditur edhe titullin e këngës, “Zemër”.

Ndërkohë, anëtari i NRG Band, Besnik Qaka ka njoftuar së fundmi bashkëpunimin me këngëtaren me anë të një postimi në “Instagram”.

Eni dhe NRG Band shfaqen nga një supermarket ku shihen duke xhiruar klipin e radhës. Besohet se projekti do të jetë ritmik dhe do ta rikthejë grupin nga Peja në maje të skenës bashkë me Enin që gëzoi një verë të suksesshme me bashkëpunime.

Ky projekt vjen pas bashkëpunimit të suksesshëm të NRG Band me Genc Prelvukajn, teksa grupi i shumë hiteve pati verë po ashtu të angazhuar me shumë performanca.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN