MENU
klinika

Botim në italisht dhe bullgarisht

“Epika e yjeve të mëngjesit”

26.09.2018 - 10:45

Autori i mirënjohur Rudi Erebara, shkrimtari i veprës së shkëlqyer “Epika e yjeve të mëngjesit”, ka njoftuar përmes rrjetit social “Facebook” se romani i tij tashmë do të botohet edhe në dy gjuhë të huaja. Sipas Erebarës, “Epika e yjeve të mëngjesit do të botohet në italisht dhe bullgarisht. Kujtojmë se më herët vepra e Rudi Erebarës është vlerësuar me Çmimin Evropian të Letërsisë.

“Kemi edhe lajme te mira” shkruan Erebara që shtatë muajt e fundit ka qenë një ndër protestuesit më aktiv kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
“Sapo më erdhi konfirmimi se libri im ‘Epika e Yjeve të Mëngjesit’, fitues i çmimit Europian të letërsisë, akorduar nga Shoqata e Botuesve Europiane, Shoqata e Shkrimtarëve Europianę dhe Shoqata e Librarëve Europianë do te botohet në italisht nga shtëpia botuese Mimesis, Mim Edicioni, dhe bullgarisht nga shtëpia botuese Izida, brenda një viti, falë mbështetjes së Bashkimit Europian.”


Romani “Epika e yjeve të mëngjesit” nisur nga historia e vërtetë e një piktori shqiptar, sjell ndryshimet, gjendjet sociale, politike, psikologjike e traumatike të ndodhura në vendin tonë, në vitet shtatëdhjetë duke nisur me kupolën drejtuese dhe gjithë shtresat e tjera të shoqërisë me radhë. Epika e yjeve të mëngjesit”, vepra e Edison Gjergos është piktura e jashtëzakonshme që doli kundër partisë dhe ishte aq e fortë sa coi deri në burgosjen e piktorit. Nga kjo vepër merr titullin dhe romani i autorit Rudi Erebara.

“Epika e yjeve të mëngjesit” është një roman mbi imoralitetin e diktaturës dhe diktatorëve të saj. Rrëfimi ndërtohet mbi raportet komplekse që autoritarizimi dhe izolimi krijoi në raportet njerëzore. Ishte një ushtri kundër civilëve. Një ushtri, e cila e pa Shqipërinë si plaçkë lufte që ditën e parë që vuri sundimin e saj në të gjithë territorin shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB