MENU
klinika

Mund ta votoni

Era Istrefi nominohet për çmimin e rëndësishëm

12.09.2018 - 09:29

Së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam, Era Istrefi ishte një prej zërave të këngës zyrtare të Kampionatit Botëror 2018, duke interpretuar edhe në finalen e madhe.

Ky vit, me siguri është një ndër më të suksesshmi për këngëtaren shqiptare. “Live it up” është kënga, e cila e bëri të dëgjuar artisten kosovare në mbarë botën. Më pas, erdhi radha e dy këngëve tjera “Prisioner” dhe “Oh God”, të cilat gjithashtu u pritën mirë nga fansat e saj.

Këngëtarja Istrefi së fundmi ka shënuar edhe një tjetër sukses, duke arritur të nominohet për çmimet “BreakTudo Awards 2018” në kategorinë e “International New Artist” (Artisiti i ri ndërkombëtar).

Konkurrencën e këngëtares nga Kosova në këtë kategori e ka bërë publike edhe faqja zyrtare e këtij kompeticioni, në të cilin garojnë emra të njohur ndërkombëtarë.

Për ta ndihmuar artisten ta fitojë çmimin, mund të votoni në faqen zyrtare të “BreakTudo Awards” dhe zgjasin deri në datën 15 tetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“E freskët dhe e motivuar”

Era Istreli del nga spitali