MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Euro me avancim të ngadaltë

07.09.2018 - 13:24

Euro hodhi një tjetër hap të premten më vlerësimin e ngadaltë, por të vazhdueshëm që ka nisur ndaj lekut. Sipas Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët europiane u këmbye me 126.5 lekë, afërsisht 0.1 pikë më shumë krahasuar me të enjten.

Dollari amerikan u zhvlerësua për të dytë ditë radhazi dhe u këmbye të premten me 108.69 lekë. Rënia e dollarit kësaj jave lidhet me tendencën e monedhës së gjelbër në kursin e këmbimit ndaj euros. Në kahun e kundërt po lëviz paundi britanik, që të premten u forcua përsëri dhe u këmbye me 140.79 lekë.