MENU
klinika

Merret vendimi

Fëmijët e pakicave kombëtare nuk do të blejnë më tekste shkollore

29.09.2018 - 19:12

Nxënësit e pakicave kombëtare, do të marrin tekste falas sipas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave.

Në njoftim thuhet: “Nxënësve të arsimit bazë të pakicave kombëtare, të cilët mësojnë dhe/ose mësohen në gjuhën e pakicës kombëtare, u sigurohen tekstet shkollore falas”.

Ky vendimi mësohet se është marrë me propozimin e ministres të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla.

Ndërkohë në të njëjtën mënyrë, do të ndërmerret nisma për hapjen e klasave në gjuhën e pakicave kombëtare, ku mësuesit do të marrin trajnimin dhe zhvillimi profesional të nevojshëm për zhvillimin e mësimit.

tekste konica.al
tekste konica.al

“Për hapjen e klasave në gjuhën e pakicave kombëtare, kryetari i bashkisë dhe titullari i njësisë përkatëse arsimore vendore, pas konsultimit me përfaqësues të pakicave kombëtare, do i paraqesin propozimin përkatës ministrit përgjegjës për arsimin.

Propozimi për hapjen e klasave në gjuhën e pakicave kombëtare në institucionet arsimore parauniversitare publike shoqërohet me studimin mbi argumentimin e domosdoshmërisë së hapjes së klasave me nxënës të pakicave kombëtare, si dhe me kontributin e njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe paraqitet jo më vonë se 6 (gjashtë) muaj para fillimit të vitit mësimor.”

Mësimi i gjuhës shqipe, theksohet se nuk do të cënohet nga e drejta për arsim në gjuhën e pakicës kombëtare.