MENU
klinika

Shqiptari shënoi gol

Festoi me shqiponjë, vendimi për Mustafin…

03.09.2018 - 19:17

Shkodran Mustafi shënoi një gol të bukur në ndeshjen e Arsenalit përballë Kardifit dhe menjëherë festoi me shqiponjë. Por fill pas festimit të lojtarit me origjinë shqiptare, mediat nxituan që ta vendosnin në qendër të vëmendjes, madje duke raportuar se Mustafi mund të dënohej nga Federata Angleze.

Megjithatë, tashmë sipas asaj që bën me dije “Mirror”, mbrojtësi nuk do të dënohet nga Federata e Anglisë. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi nga vetë Federata, ku thuhet se nuk do të merret asnjë dënim për Mustafin.

mustafi dhe xhaka shqiponje
mustafi dhe xhaka shqiponje

Ndërkohë, Arsenal nuk është shprehur në lidhje me këtë çështje, qoftë për të mbështetur futbollistin apo për ta kritikuar atë. Mustafi festoi me shqiponjë kur po vraponte drejt Xhakës, që goditi topin nga këndorja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN