MENU
klinika

Shkaku

Fier/ Digjen 5 hektarë tokë me ullinj

26.09.2018 - 18:17

Një zjarr i madh ka rënë në Levan në një zonë me kodra ku janë mbjellë ullinj. Është mësuar se zjarri ka rënë në një terren të vështirë që është favorizuar nga era e fortë, ku rreth 5 hektarë ullinj janë përfshirë nga flakët. Nga zjarri nuk janë të rrezikuara banesat.

Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen policia dhe forcat zjarrfikëse që po punojnë për fikjen e flakëve.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm një tjetër ullishte u përfshi nga flakët në Lushnje. Situata problematike me zjarret ka qenë edhe në Bashkinë e Finiqit, ku janë djegur disa kullota.

Këto zjarre vijnë pas  disa vatrave aktive zjarri që u ndezën dje në qarkun e Lezhës. Forcat zjarrfikëse të Lezhës dhe drejtori Martin Gjini apeluan për ndihmë pasi sipas tyre, kapacitetet e këtij shërbimi në Lezhë janë tejet të dobëta pasi zjarrfikësit kanë pasur vështirësi në kontrollimin e flakëve për shkak të terrenit të vështirë.

Arsyeja e zjarrit ka qenë pasi një pemë është rrëzuar nga erërat e forta dhe ka  përfunduar në një shtyllë elektrike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN