MENU
klinika

Mungon Lionel Messi

FIFA shpall kandidatët e “The Best 2018”

03.09.2018 - 16:32

Përcaktohen tre finalistët e çmimit “The Best 2018″, që jepet nga FIFA për lojtarin më të mirë në sezonin 2017-2018. Kandidatët për të triumfuar janë kufizuar tashmë në emrat e Cristiano Ronaldo, Luka Modriç dhe Mohamed Salah.

Kemi të bëjmë me kandidatë të njëjtë si për çmimin “UEFA Player of the Year”, të cilin e fitoi Luka Modric. Të tre lojtarët kanë arritur kolektivisht tituj gjatë gjithë sezonit të kaluar dhe kanë qenë lojtarë të mëdhenj në ekipet e tyre kombëtare në Kupën e Botës, të mbajtur në Rusi, verën e këtij viti.

Ky çmim është vazhdimi i vonë i “Topit të Artë” dhe bazohet në votat e futbollistëve, trajnerëve, gazetarët dhe tifozët nëpërmjet faqes së internetit të FIFA-s. Messi është lënë jashtë, ashtu si Griezmann, pavarësisht se francezi ka fituar Kupën e Botës dhe “Europa League”.

cristiano ronaldo gol me roveshate
cristiano ronaldo gol me roveshate

Cristiano Ronaldo – I fokusuar tek ekipi i tij i ri (Juventus), nënshkroi një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madridin, ku shënoi asgjë më shumë dhe asgjë më pak se 44 gola, dha 8 asiste, në 44 ndeshje zyrtare për klubin merengues.

Përveç kësaj, ai arriti të fitonte Champions-in e katërt personal me Real Madridin, triumf në të cilin kishte një rol të veçantë kundër PSG dhe Juventusit. Ai nënshkroi edhe katër gola me Portugalinë në Botërorin e Rusisë, me një shfaqje të paharrueshme (realizoi “hat-trick” kundër Spanjës, por ra në raundin e dytë.

Modric Ronaldo Salah
Modric Ronaldo Salah

Mohamed Salah – Egjiptiani ka përmbushur një ëndërr 1-vjeçare pas mbërritjes te Liverpool. Gjithashtu, ai pati rol kryesor në rikthimin e kombëtares së vet në Kupën e Botës pas 28 vitesh mungesë.

Ai ka qenë një nga çelësat për “Reds”, që të ktheheshin në një finale të Ligës së Kampionëve pas 11 sezonesh. Si një sulmues i lindur, ai shënoi 44 gola dhe dha 16 asistime me fanellën e Liverpool, në 52 ndeshje, sezonin e kaluar.

Lëndimi i tij në finalen e Champions-it kushtëzoi pjesëmarrjen e tij deri në minutën e fundit në Kupën e Botës. Megjithatë, ai ka luajtur dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, para se të eliminohet.

luka modric
luka modric

Luka Modric – Kohët e fundit fitoi çmimin “Lojtari i Vitit”, të dhënë nga UEFA, ka nënshkruar një vit ëndërr me Real Madridin si dhe kombëtaren e tij në Kupën e Botës së Rusisë. Futbollisti kroat ka qenë pika kyç e ekipit të Real Madridit në rrugën e fitimit të Champions-it për herë të trembëdhjetë.

Kroati ka qenë regjizor në organizimin e lojës së “Los Blancos”, ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 8 asistime në Champions, sezonin e kaluar. Kroacia bëri surprizën e madhe në Botërorin e Rusisë, kësaj vere, duke mbërritur deri në finale, ku u mund nga Franca.

Në kombëtaren ballkanase, pa diskutim, Mordic ishte kryefjala, duke arritur në finale, duke shënuar dy gola dhe dhënë një asistim. Ai u zgjodh “MVP” e këtij Botërori.

Palmares e “The Best”

Nën emrin e “The Best”, krijuar në vitin 2016, Cristiano Ronaldo ka fituar dy edicionet e mëparshme. Më parë, i njohur si “FIFA Topi i Artë”, duke pasur parasysh periudhën nga viti 2010, ky çmim është marrë përsipër vetëm nga Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi e fitoi çmimin më 2010, 2011, 2012, 2015; ndërsa portugezi më 2013 dhe 2014. Më parë, çmimin për lojtarin më të mirë të sezonit u quajt “FIFA World Player” dhe u mbajt nga viti 1988 deri më 2009 nga FIFA, me Marco van Basten fituesin e parë dhe Lionel Messin të fundit.

Fituesit e “The Best”

Nga 5 herë: Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Nga 3 herë: Ronaldo Nazario, Marco van Basten dhe Zinedine Zidane

Nga 2 herë: Ronaldinho dhe Lothar Matthäus

Nga 1 herë: Roberto Baggio, Romario, George Weah, Rivaldo, Luis Figo, Fabio Cannavaro dhe Kaka

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN