MENU
klinika

Përkujtim

Figurat e shqiptarëve të harruar, Hilë Mosi

20.09.2018 - 10:50

Hilë Mosi, (1883-1933), është një nga figurat poliedrike, një nga patriotët dhe rilindësit më të njohur shqiptarë, veprimtar dhe organizator i lëvizjeve si dhe pjesëmarrësh kryengritjes si në Kryengritjen e Veriut në 1909-1912. Politikan në disa poste kyçe si Prefekt i Korçës, Gjirokastrës, publicist dhe drejtues, bashkëpunetor në disa media “Albania”-n “Drita”, “Kombi”, “Albania”, “L’Albania”, “Shpnesa e Shqypnís”, “Diturija”, “Lirija e Selanikut”, “Vllaznija” e Vjenës, “Shqiptari”, “Agimi” i Shkodrës, “Shqypnija e Re”, Më 1914 formues i shoqërisë “Klubi Lidhja Kombëtare” në Shkodër,

Më 1920 qe senator i Shkodrës në Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë dhe 1921-1924 u zgjodh për dy legjislatura deputet i së njëjtës prefekture. Më 3 mars 1921 zgjedhet sekretar i Këshillit Kombëtar, më 1921-1922 dhe prapë në maj 1924 u emërua prefekt në Korçë.

Në një shkrim të gazetës ‘’Korça’, ”Si i nderon shqypnija burrat e saj” ai shprehet i shqetësuar për indiferentizmin dhe neglizhencën e figurave kombëtare të atëhershme që ishin lënë mënjanë, ja si shprehet ai:

‘’Po i lamë më njen’anë ato burra të pavdekun: Lekën, Gjençon, Burrin, Gjin Bue Spatën, Skanderbegun e tjerë fatosha të rrebtë, qi dhanë nderë e famë Shqypënis, e asnji kujtim i vogël nuk mbet për me i diftue nderen që i mban kombi, përveç ndonji shkrimtarit të shkretë, që i dhuroj këtu e atje ndonjë librë, a tjetër shkrim: por po pvesim, si po i nderojmë ato qi i kemi të gjallë, e në vent të tyne shofim të nderuëm do njerz qi shum herë nuk janë të dej të quhen shqypëtar?

Si ditmë me i nderue ato burra qi vajtnë, u përpoqnë edhe derthnë gjakun për kombin shqyptar?
Ne ndëruëm, ndëruëm pak a shumë nji Shahin be Kolonja, pot ë tjerët ç’u bënë? –ku asht Bajo Topulli, Dr Temua, Dervish Hima, […]e të tjerë?

Na nuk kjemë të zotët me i vue as deputet këto njerz, të cilt aq burnish punuen për kohë të vështira e aqë ma trimnisht do të na vjefshin në kohë të sotme. Përveç Dr. Temos qi u vuë konditat në Elbasan e nuk u sgjoth, të tjerët as nuk i kujtuëmë, e në vënt të tyne vuëmë shum prej atyne qi na duhen as pes pare.

A por guxojmë me thanë se nderuem Dervish Himën? Nderuem ndofta Bajo Topullin, i cili kje i pari qi rroku armët për me kërkue të drejtat tona.

Të vjen turp me pa shumë nër komita t’tonë të veshun me do roba të grisuna e në tjetrën anë ato të bullgarëve e të grekve vesh e math si t’ishin beglerë. Kush ash aj shqypëtar qi nuk ndjen pak dhimë në zemër të ti, kur ndigjojn se sa prej tyne nuk kanë as se ça të hank.

Pra për këto, si edhe për të mbetunit e atyne qi ranë dëshmorë duhët qi të mednojmë mirë e t’i ndihmojmë si shqiptarë qi jemi, e për kët shkak fletorja Korça do të hapin një radhë ndihmash pë rata qi vojtnë e vuëjn për kombin, e na kena shpresë se atdhetarët do të na ndihmojnë.

Turp mjaft! Turp e një qint herë turp për kombin shqyptar. Ja tek i kemi klubet e shoqëninat shqyptare, qi ndjekin këto qëllime e shum prej tyne na apin ma të poshtërat tregim. Atje kryetar nji vojtnë e qi u përpoqnë, jo veç qi nuk i qasin në pleqësi por as shokë nderi i emënojnë.

Të punojmë pra pak me mënt e jo si ç’kemi punue e po punojmë. Burrat ton t’i nderojmë se janë ato njerz të rrall e ma të vjetshmit qi ka kombi.’’

Sokoli(Hilë Mosi)