MENU
klinika

Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’

13.09.2018 - 10:39

Konferenca Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni organizohet nga Qendra për marrëdhënie ndërkombëtare e studime ballkanike e Maqedonisë në 12 vjetorin e themelimit të saj.

Idea në themel të iniciativës është diskutimi me personalitete nga Shqipëria për çështjen e referendumit, impaktit të saj, problemeve rreth integrimit në Nato dhe Be, çështjen shqiptare në Maqedoni, statusin juridik e kushtetues të pazgjidhur, zyrtarizimin e gjuhēs shqipe, statusin e shqiptarëve perspektivat e tyre dhe influencat e Rusisë, Turqisë e faktorëve tjerë në rajon.

“Nga kryeqyteti i Shqipërisë, akademikë, profesorë, figura publike, pedagogë e shoqëri civile duam të komunikojnë dhe të na dëgjojnë e ti sheshojmë çështjet që ne na shqetësojnë.

17 vite pas konfliktit ne dhamë maksimumin por marrëveshja e Ohrit mbetet e hapur dhe e parealizuar. Pengesat janë sistemore dhe doktrinare. Tash është koha që shqiptarët ta qeverisin Maqedoninë.

”Shqiptarët do e mbajnë Maqedoninë në rrugën e Perëndimit por në ndryshimet kushtetuese çështja lipset të mbyllet duke qenë shqiptarët hisetar në Maqedoni. Ndryshe do ketë probleme dhe do riciklohen mosmarrëveshjet shqiptaro-sllavomaqedone.” Eshtë shprehur Dr. Arsim Sinani, organizator i kësaj konference.

Programi i Konferencës është si më poshtë:

Qendra për marrëdhënie ndërkombëtare dhe studime Ballkanike Konferenca: ‘‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni” Qyteti: Tiranë Data dhe Ora: 13 Shtator 2018, Ora 10.00 Vendi: Hotel Tirana International (Salla Teuta)

09.00 – 09.55- Regjistrimi i pjesëmarrësve, PJESA HYRËSE

10.00- Dr. Arsim Sinani, Drejtor ekzekutiv, CIRB, Republika e Maqedonisë ​

10.00- 10.30- Prof.asoc Dr. Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve politike Shqipëri, Prof.dr.Paskal Milo, ish ministër i punëve të jashtme të Shqipërisë, Prof.asoc.Dr.Bilall Kasami , kryetar, Lëvizja Besa, Maqedoni Prof.asoc.dr.Arben Malaj, President i Institutit për politika publike dhe mirëqeverisje Moderator: Dr. Arsim Sinani

10.30-10.55-Akademik Beqir Meta, Akademia e studieve Albanolgjike. Prof.dr.Pëllumb Xhufi, historian Edit Harxhi, ish zv ministre e punëve të jashtme të Shqipërisë, Kreshnik Collaku , ish zv.ministër i punëve të jashtme të Shqipërisë, Shpëtim Pollozhani, kryetar Shoqata e ish të burgosurve në Maqedoni. Moderator:Afrim Krasniqi

10.55.-11.10- Kafe pauzë .Fotoja e përbashkët

11.10-11.35- Arben Cejku, ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë the Maqedoni. Mamut Skenderi – Liga Shqiptaro-amerikane, SHBA, Dr. Majlinda Keta, Fakulteti i shkencae sociale,Universiteti i Tiranës, Sotiraq Hroni, drejtor eksekutiv (IDM) .  Moderator: Edit Harxhi

11.35-12.05- Dr.Zemaida Kastrati Mozali, eksperte për cështjet e integrimit Europian Prof. Ass. Dr. Zylyftar Bregu , Fakulteti Filozofi-histori,Universiteti i Tiranës Prof. Ass. Dr. Eva Teqja Allushi, Fakulteti i shkencave politike, Universiteti i Durrësit Dr. Maria Dojce, Fakulteti i Shkencave të Natyrës e Humane, Universiteti Fan Noli, Korcë Dr.Ilir Kalemaj, Fakulteti i shkencave politike, Universiteti New york, Tiranë.   Moderator:Maria Dojcei

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN