Me një zë potent, Flaka Krelani është një nga këngëtaret më të dashura në vendin tonë. Por pavarësisht se portalet shkruajnë shpesh për të, me siguri disa detaje për jetën e saj nuk kanë qenë bërë të ditur.
Në një intervistë për “Prive”, këngëtarja shqiptare ka treguar 10 gjërat që nuk i dinte askush për të. Ajo që ka bërë më shumë përshtypje, ishte një aksident i ndodhur teksa do të zhytjen në ujë.
“Kam pasur gjithmonë dëshirë të zhytem si dallëndyshe. Pash kohën, ishte fantastike dhe u zhyta. Por nuk kisha parë mirë, pasi i rashë me kokë një guri shumë të madh që ndodhej aty. Gjithçka zgjati vetëm tre sekonda, por un mendova se vdiqa. Në momentin që guri më preku në ballë, në hundë, në mjekër dhe në gjoks, mendova se pashë vdekjen me sy. Ka qenë shumë e tmerrshme. Kur pashë se isha gjallë, mendova se linda për së dyti,”- ka treguar Krelani.