MENU
klinika

Kalendari i shfaqjeve

‘FMT’ ngre siparin në 23 shtator

20.09.2018 - 09:20

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit është ngjarja më e rëndësishme teatrore për këtë vit, i cili zhvillohet në kuadër të vitit të Skënderbeut. Ky festival rikthehet pas një mungese të gjatë prej plot 6 vjetësh, që prej vitit 2012, kohë kur u zhvillua në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Festivali Mbarëkomëtar i Teatrit do të  mbahet në qytetin e Tiranës dhe do të hapë dyert për publikun në datat 23-30 shtator. Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë Tiranë, në dispozicion të Festivalit do të jenë dy salla teatrore: Salla e Akademisë së Arteve dhe salla e qendrës më të re artistike të Tiranës, “arTurbina”.

Këtë vit organizatorët kanë menduar që pjesë e Festivalit të jenë jo vetëm dramat shqipe, por edhe ato të huaja për të dhënë një ngyrim artisitk më të plotë këtij evenimenti. Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit do të ngjisë në skenë plot 14 trupa teatrore nga të gjitha trevat shqipfolëse. Bie në sy prezenva e trupës teatrore të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit të Prizrenit, Ulqinit e Shkupit.

Teatri Kombëtar ka publikuar dhe kalendarin e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, i cili do të nisë ditën e diel, data 23 shtator, me shfaqjen “TAG” e sjellë në skenë nga trupa e TK së Shqipërsië dhe do të mbyllet më 30 shtator me shfaqjen “Vdekja e Dantonit” e sjellë në skenë nga trupa teatrore e Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Organizatorët kanë menduar dhe për publikun artdashës dhe ndjekës të rregullt të teatrit duke u dhënë atyre mundësinë për të rezervuar biletat e tyre për cdo shfaqje të FMT me një kosto prej “0” lekësh.

Veprat që do të ngjiten në skenë:

Teatri i Shkodrës, Korçës, Durrësit, Elbasanit, Vlorës, etj, do të jenë me shfaqjet në festival, që kryesisht janë premiera të këtyre institucioneve. Teatri i Vlorës “Petro Marko” merr pjesë me shfaqjen “Senatori Fox” nga italiani Luigi Lunari me regji nga Roland Minga. “Senatori Fox” është një satirë që vë në dukje ngjashmëritë e politikanëve të sotëm europianë me ata shqiptarë. Teatri “Skampa” i Elbasanit merr pjesë në këtë festival me shfaqjen teatrore “Babai” e shkruar nga Florian Zeller me regji të Spiro Dunit. Teatri “Migjeni” i Shkodrës vjen me shfaqjen teatrore “Gomari i babatasit” me regji nga Altin Basha. Vepra e Gjegj Fishtës ka qenë premierë këtë vit në teatër dhe tashmë është dhe përfaqësimi i teatrit “Migjeni” në festivalin në Tiranë. Teatri i Durrësit po ashtu pritet të jetë me premierën “Pengu”. Teatri i Korçës “Andon Zako Çajupi” vjen në festival me tragjikomedinë “Vetëvrasësi” me regji nga Sulejman Rushiti.Teatri Kombëtar do të përfaqësohet me shfaqjen “TAG” me regji të Andia Xhungës, shfaqje e cila do të ngrejë dhe siparin e Festivalit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nis Festivali i Komedisë

Në Korçë për “KOKO FEST”