MENU
klinika

Anestezist Blerim Arapi

Frikë nga anestezia? Do surprizohesh nga ky fakt!

11.09.2018 - 16:32

Anestezia në vetvete është tërësia e procedurave që nëpërmjet përdorimit të një game medikamentesh realizojnë ose bëjnë të mundur kryerjen e një operacioni pa dhimbje, pa pasur kujtesë dhe me ose pa patur respiracion të vetin, por që ky funksion kryhet nga një pajisje e veçantë e cila bën frymëdhënie, pra zëvendëson një funksion jetik.

Gjatë anestezisë gjenerale zemra funksionon normalisht, por në situata të veçanta është e nevojshme që të mbështetet me medikamente të cilat suportojnë dhe ndihmojnë atë gjatë interventit.

Anestezia si proces ka momente të rëndësishme:

1. Induksioni, është momenti i parë që pacienti është zgjuar dhe futet në anestezi të thellë, përbën një nga momentet më të rëndësishme dhe më delikate sepse në këtë periudhë mund të kemi luhatje të parametrave jetësorë si rezultat i përdorimit të medikamenteve anestetike.

2. Mbajtja e anestezisë e cila është periudha gjatë se cilës vazhdon dhënia e lëndëve anestetike në varësi të stimulit kirurgjikal me rrugë venoze ose respiratore zakonisht është e rëndësishme mbajtja e parametrave jetësorë sa më normalë.

Kjo periudhë mbaron me ndërprerjen e medikamenteve dhe fillimin e momentit të zgjimit.

Periudha e 3 dhe më delikate është momenti i zgjimit e cila kalon nga 5 min edhe më shumë kjo varet nga organizmi dhe nga llojet e medikamenteve të reja të cilat kanë jetëgjatësi sa më të shkurtër në organizëm.

Pas zgjimit pacienti mbahet në dhomën e zgjimit për një periudhë ku mbahet nën vëzhgim për ndonjë komplikacion në momentin kur pacienti është stabël dhe pa dhimbje transferohet për ndjekje në pavion.

Llojet e anestezisë gjenerale janë:

Anestezia Inhalatore që jepet nëpërmjet mushkërive ose anestezia e gaztë.

TIVA, Dhënia e anestezisë vetëm me rrugë venoze, nëpërmjet pompave.

TCI, sot është dhënia e anestezisë nëpërmjet pompave speciale që llogaritin në mënyrë inteligjente koncentrimin në tru të medikamentit.

Sa e sigurtë është anestezia gjenerale sot?

Anestezia gjenerale është një procedurë shumë e sigurtë, sidomos me daljen e medikamenteve të rinj. Mortaliteti në sallë është i jashtëzakonshëm gati gati zero ,0.03%, shifër jashtëzakonisht e ulët gati e papërfillshme kjo si rezultat i një stafi profesionalisht të trajnuar (Anestezistit).

Çfarë është hipertermia malinje?

Është komplikacioni më i rëndë gjatë anestezisë gjenerale. Ndodh shumë rrallë dhe ka fatkeqësisht mortalitet të lartë, i cili bën rritjen e temperaturës së trupit mbi 42 gradë si rezultat kjo temperaturë është e papajtueshme me jetën. Nëse identifikohet herët mund të ulet mortaliteti, por nuk shkon dot zero.

Është një komplikacion që ndodh nga predispoziteti gjenetik i pacientit dhe ekspozimi i pacientit ndaj lëndëve anestetike që trigerojen HM.

Janë të njohura sot lëndët që trigerojnë dhe anestezistët tentojë t’i eliminojnë…

A ka një test ta diktojë HM?

Ka! Është biopsia e muskujve dhe analiza të tjera specifike, por me protokolle nuk rekomandohet rutinë, vetëm në pacientë që u ka ndodhur dhe tek familjarët e tyre të afërt.

Antidot te HM a ka?

Është një medikament që quhet dantrolen që është i detyrueshëm në sallë, është shumë i kushtueshëm dhe e ul vdekshmërinë nëse fillohet shpejt nga 90% deri në 25%, por edhe 25% mbetet një mortalitet i lartë.

A duhet të kemi frikë nga anestezia?

Pa dyshim që jo, pa anestezinë do të ishte i pamundur realizimi i një sëre procedurash nga më të thjeshta deri më të komplikuara.

Sot me zhvillimet e fundit në medikamente, aparatura dhe stafi mjekësor i lartë dhe i mesëm bën që kjo procedurë të jetë e sigurtë dhe shumë komode për pacientin.

Çfarë është anestezisti?

Anestezisti është mjeku i cili është i trajnuar dhe i vetmi i licensuar të përdorë lëndet anestetike dhe të japë anestezi.

Ka një rol fondamental gjatë interventit sepse ai kontrollon parametrat, mban ato në vlera sa më normale, ndërhyn nëse është e nevojshme në raste urgjente, rregullon dozat e medikamenteve të administruara.

Planifikon llojin e anestezisë në përshtatje të operacionit, pacientit dhe kirurgut. Planifikon dhe administron medikamentet për dhimbjen. Ndjek pacientin në terapinë intensive, deri në momentin që ai bëhet i pavarur dhe plotëson kushtet për daljen në pavion.