MENU
klinika

Po përmbyset sundimi i ligjit

Fundi i demokracisë së Brazilit….

27.09.2018 - 11:54

Autoritetet braziliane kanë ndaluar ish-presidentin Luiz Inácio Lula da Silva të kandidojë për rizgjedhje, për shkak të akuzave për korrupsioi. Për fat të keq, kjo mund të hapë rrugën për një rezultat zgjedhjesh që përfundimisht hedh poshtë sundimin e ligjit dhe rrëzon demokracinë.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Brazil, hera e nëntë që prej rivendosjes së demokracisë në vitin 1985, do të zhvillohen në një sfond disi të zymtë.

Kjo jo vetëm për shkak se Muzeu Kombëtar në Rio de Janeiro u shkatërrua së fundmi nga një zjarr, por edhe për shkak të rimëkëmbjes së ngadaltë ekonomike.

Me një numër skandalesh gjyqësore dhe korrupsioni që cënojnë procesin zgjedhor, tani ekziston një ndarje gjithnjë e më e madhe midis drejtësisë dhe demokracisë.

Inácio Lula da Silva

Pas shpërthimit të skandalit të korrupsionit, në fillimin e vitit 2014, klasa politike e Brazilit është tronditur  në sektorin e biznesit dhe sistemit gjyqësor; ish-presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva u dënua për korrupsion dhe momentalisht ai ndodhet në burg, me një dënim 12 vjeçar.

Megjithatë, Lula, e cila mbetet politikani më popullor i Brazilit, dëshiron të kandidojë për president. Më parë këtë muaj, autoritetet zgjedhore vendosën se ai nuk mundet, për shkak të ligjit, të nënshkruar nga vetë Lula gjatë mandatit të tij të dytë, i cili ndalon këdo që përballet me akuza për korrupsion të kandidojë për një post të tillë. Shumica e brazilianëve  e kundërshtuan idenë e kandidimit të tij.

Megjithatë, ka ende shumë brazilianë që kanë dyshime serioze.

Së pari, Lula është në burg për një vepër relativisht të parëndësishme dhe përjashtimi I mundësisë së kandidimit ka gjasa të zhgënjejë dhe madje të zemërojë miliona brazilianë që ende e mbështesin Lulën.

Së dyti, mbajtja e Lulës jashtë votimeve rrit shanset që Jair Bolsonaro, një kandidat i njohur për qëndrimet e tij homofobike, seksiste, raciste, mund të fitojë.

Sondazhet e mëparshme tregonin se në zgjedhjet e pritshme të balotazhit, Bolsonaro do të mundej lehtë nga shumica e kandidatëve të tjerë. Por gjithçka ndryshoi më 6 shtator, kur Bolsonaro ishte viktimë e një përpjekje të dështuar vrasjeje që e detyroi atë të pezullojë fushatën e tij për disa javë. Ai iu nënshtrua disa operacioneve, mezi mbijetoi dhe pati një rritje të jashtëzakonshme simpatie për të.

Sa i përket Lulës, tani atij i mbetet vetëm të përkrahë Fernando Haddad, i cili ka shërbyer si kryetar i São Paulo dhe ministër i arsimit. Por përsëri Haddad qëndron pas Bolsonaros në sondazhe.

Natyrisht, është e mundur që situata të ndryshojë në mënyrë drastike në balotazhin e raundit të dytë.

Në të gjitha rastet, Brazili do të përfundonte me një president ekstremist që ka lavdëruar diktaturën ushtarake të viteve 1960 dhe 1970. Demokracia braziliane mund të shkatërrohet sepse mbështetet drejtësia.

Në një botë ideale, drejtësia dhe demokracia shkojnë gjithmonë bashkë. Por në botën reale gjithçka është ndrysshe.

Jair Bolsonaro

Shumë brazilianë të shquar, si paraardhësi i Lulës, Fernando Henrique Cardoso, argumentojnë se ligji duhet të respektohet me çdo kusht.

Por ka rreziqe të krijuara nga mbështetja e kësaj ideje. Nga Hungaria dhe Polonia në Itali dhe Gjermani, për të mos përmendur Shtetet e Bashkuara, forcat politike ekstreme të djathtë, autoritare, populiste kanë fituar pushtet , ose së paku kanë rritur ndikimin e tyre mbi qeverinë, duke marrë pjesë në zgjedhje demokratike.

Pasi vijnë në pushtet, i shtypin institucionet demokratike.

Në Hungari, për shembull, kryeministri Viktor Orbán ka përfituar nga shumica parlamentare e partisë së tij për për të kontrolluar mediat publike , për të ndryshuar kushtetutën dhe për të dobësuar kundërshtarët e tij.

Në këtë sfond, duhet të pyesim veten: Deri në ç’masë demokratët, progresistët dhe konservatorët, duhet të veprojnë në mënyrë që të mbrojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit nga ata që kërkojnë ta shkatërrojnë atë?

Po të ndiqej kjo mënyrë, do të ishte lejuar Lula të merrte pjesë në zgjedhjet e ardhshme, duke siguruar që demokracia e Brazilit të ishte e sigurt nga rreziku Bolsonaro.

Sidoqoftë, tani mund të shpresojmë vetëm që zgjedhjet e reja në Brazil të mos përmbysin sundimin e ligjit dhe të marrin edhe demokracinë bashkë me të.

Jorge G. Castañeda, Sekretar i Punëve të Jashtme të Meksikës në vitet 2000-2003, është Profesor i Përgjithshëm i Politikës dhe Studimeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve në Universitetin e Nju Jorkut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Peisazhi politik po ndryshon

Pse në Brazil po shtohet radikalizmi?