MENU
klinika

Projekt infrastrukturor

Gati qyteti më i ri i fëmijëve

02.09.2018 - 10:21

Po shkojnë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e kompleksit multifunksional sportiv dhe kulturor në qytetin e Korçës të njohur si “Qyteti i Fëmijëve”. Kjo nisëm e bashkisë synon që të gjallëroje dhe përmirësoje cilësinë e jetës për fëmijët, duke i angazhuar ata në aktivitete kreatve dhe edukative me tematikë social-kulturore-sportive. Kompleksi i ndërtuar posaçërisht për fëmijët është i pari i llojit të tij në Shqipëri.

I shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 4500 metra katrorë, me një investim prej afro 539 milion lekësh, për këtë kompleks janë përdorur mbulesa pneumatike qe e vetë-izolojnë mjedisin duke siguruar akustikë maksimale. Aktualisht është në përfundim distrikti i terrenit sportiv, i cili është shtruar me parket.

Ka përfunduar po ashtu vendosja e rrjetave të volejbollt dhe e shkallareve me një kapacitet prej 570 vendesh, në dispozicion për të gjithë dashamirësit e këtij sporti. Kompleksi përmban edhe godinën qëndrore, e cila lidh ambientin sportive me terrenin social –kulturor që përbëhët nga 24 dhoma zhveshje, tualete dhe dushe për sportistët. Teksa në pjesën e bodrumit gjenden instalacione të pajisjeve mekanike dhe elektrike.

Një mjedis i posaçëm i është kushtuar fëmijëve të moshës 1-3 vjeç, por pa harruar edhe më të rriturit të cilët do të kenë në dispozicion dhoma muzike, pikture, artizanati dhe një amfiteatër. Godina përmban po ashtu një ambient gatimi dhe një bibliotekë për gjithë fëmijët e apasionuar pas librit. Pjesë e instalimeve që do të garantojnë sigurinë, janë dhe sistemi i mbrojtjes kundër zjarrit, kamerat, sistemi i ngrohjes me kaldajë si dhe i kondicionimit të ajrit.

Përgatiti: L.S.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projekti i nxënësve të shkollës "Raqi Qirinxhi"

Art dhe dituri në 3D