MENU
klinika

Fest-Brum në Gjirokastër

Gatimet e brumit nga duart e amvisave

07.09.2018 - 15:26

Zona muzeale në Gjirokastër mblodhi këtë fundjavë shumë vizitorë që nuk mund të humbisnin gatimet tradicionale të brumit të përgatitura nga duart e amvisave gjirokastrite.

Edicioni i parë i këtij Festivali që bëri bashkë kostumet, muzikën dhe gatimet nën etiketën e “traditës së mirë” rezultoi i sukesshëm. Gatimet tradicionale të gjitha brum u shijuan jo vetëm nga banorët e Gjirokastrës por dhe turistët e shumtë.

Panairi synon të promovojë traditën e mirë të qytetit të grutë, ndaj dhe është mbështetur në këtë organizim të parë nga autoritetet vendore.

Kulinaria bëri bashkë jo vetëm ata që kishin nepsin e shijimit të pjatave tradicionale por edhe grupe ansamblesh foklorike nga Tepelena, Kolonja, Gramshi dhe Elbasani që i dhanë nje karaktar përtej krahinor kësaj feste.

Një e vecantë e këtij eventi ishte dhe fakti që vec gatimeve të amviseve qytetarët apo turistët patën mundësinë të shikonin përgatitjen e recetave në tre ambjente të ndryshme të zonës muzeale nga tre mjeshtra të njohur në Shqipëri dhe jashtë saj. Përgatitja e ballokumeve tërhoqi jo pak vëmendjen ndërsa po kaq tërheqëse në shije ishin dhe gatimet e Përmetit.

Përgatiti: E.B

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dyfishim i vizitorëve në atraksionet gjatë gjithë vitit

“Travel and Tour World”: Bumi turistik i Përmetit!

Do hetohen shkaqet që sollën situatën problematike

KLSH nis auditim pas përmbytjeve në Vlorë

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Sarandë

Si në filma, 65-vjeçari goditet për vdekje me shishe në fytyrë