MENU
klinika

Veprimi i shëmtuar

Gjesti absurd i Costas që mund t’i kushtojë

16.09.2018 - 18:12

Cristiano Ronaldo është zhbllokuar më në fund, por Juventus ka humbur një lojtar të rëndësishëm si Douglas Costa, i cili ka marrë një karton të kuq në minutën e 92-të të ndeshjes për një ndërhyrje të parregullt ndaj lojtarit të Sassuolo-s.

Në minutën e 4-t shtesë, lojtari i Juventusit ka bërë një veprim absurd, duke pështyrë kundërshtarin. Vendimi i marrë nga arbitri, me ndihmën e VAR-it, ishte karton i kuq për brazilianin, që rrezikon edhe një ndëshkim trejavor.

Douglas Costa mund të humbasë kështu ndeshjen Juve-Napoli. Braziliani nuk është një lojtar i njohur për të tilla veprime, ndaj dhe të gjithë janë habitur. Ai u ndëshkua me karton të verdhë fillimisht dhe pas 3 minutash humbi qetësinë dhe reagoi në një mënyrë të shëmtuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN