MENU
klinika

'E mirëpresin taksën'

Gjiknuri: S’kemi asnjë problem me kuksianët

18.09.2018 - 11:32

Një ditë pas rinisjes së pagesës në Rrugën e Kombit, ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri u shpreh se çdo gjë po shkon normalisht dhe pa asnjë problem.

“Në Kukës është mirëpritur marrëveshja e arritur me qeverinë”, tha Gjiknuri, afro 7 muaj pasi banorët e zonës i vunë flakën sporteleve.

Duke folur në komisionin e Ekonomisë, Gjiknuri tha se në Shqipëri kurrë nuk është trajtuar çështja e mirëmbajtjes së rrugëve, por vetëm ndërtimi i tyre.

Duhen 50 mln euro për rrugët. Në të ardhmen në Shqipëri, përdoruesit duhet të ndërmarrin më shumë angazhime se është në dobi të tyre,” u shpreh ai.