MENU
klinika

Rezolutë

Gjirokastra kundër pushtimit Italian

30.09.2018 - 15:26

Në 28 maj 1920 populli i Gjirokastës del në shesh dhe proteston masivisht në lidhje me politikat që ndjek shteti italian si pushtues në Shqipëri. Populli i Gjirokastrës proteston për Jugun e Shqipërisë dhe ia drejton këtë qeverive aleate që duan drejtësinë e popujve të tjerë si dhe presidentit të SHBA  së asaj kohe. Në notën e kësaj proteste shkruhej:

Populli i Gjirokastrës dhe i rretheve, i mbledhur sot më 28 maj në një miting të madh, pasi dëgjoi shumë oratorë , që vunë plotësisht në dukje fazat e ndryshme të çështjes shqiptare, votoi njëzëri këtë rezolutë:

Ne protesotjmë energjitikisht dhe me tërë forcën tonë:

  1. Kundër qëllimit imperialist të qeverisë italiane, që kërkon të mbajë Vlorën nën sovranitetin e vet.
  2. Kundër përsekutimeve dhe internimeve në Itali të patriotëve të Vlorës, me qëllim që të mbytet zëri i tyre.
  3. Kundër dëbimit arbritar të autoriteteve shqiptare nga Durrësi prej forcave ushtarake italiane
  4. Kundër veprimeve të qeverisë italiane në Tepelenë, që i priti duke hapur zjarr me topa dhe mitraloza përfaqësuesit shqiptare, të cilët kishin ardhur në mënyrë paqësore të merrnin në dorë administrimin civil të rrethit.
  5. Kundër politikës çnjerëzore të qeverisë italiane që synon të majë në duart e saj portet shqiptare, me qëllim që të shkaktojë izolimin dhe vdekjen nga uria të banorëve.
  6. Ne, populli i Gjirokastrës shpresojmë fort se Shkëlqesia juaj do të marrë parasysh të drejtat tona kombëtare, sipas parimeve të qeverive aleate duke na garantuar pavarësinë tonë dhe tërësinë tokësore

AQSH i RPSh, D.Nr. 7, orgj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët