MENU
klinika

Detajet

Gjykata e Shkodrës lë në burg Safet Bajrin

24.09.2018 - 12:39

Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lërë në burg Safet Bajrin në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë që u zhvillua sot.

Forca të shumta policia kanë rrethuar gjykatën, ndërsa Bajri ka mbërritur me një mjet të blinduar.

Bajri akuzohet për trafik droge e prostitucion nga autoritetet belge. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 22 vite burgim.

Pas marrjes së masës së sigurisë për akuzat nga Belgjika, Safet Bajri do të vijë në Tiranë për një tjetër seancë tek Krimet e Rënda.

Safet Bajri u arrestua në Tiranë tre ditë më parë në ambientet e një bilardoje, ndërsa në pranga kanë rënë të total 11 persona të grupit ‘Bajri’.

Të arrestuarit përfshirë Safet Bajrin akuzohen në Shqipëri për vrasje, gjobëvënie ndaj bizneseve, kërcënim si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, trukim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje.