MENU
klinika

Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë

Gjykata: Të ndërtohen HEC-et në Valbonë

24.09.2018 - 17:00

Gjykata e Shkodrës ka rrëzuar sot kërkesën për ndalimin e ndërtimit të 3 hidrocentraleve në Valbonë. Sipas Gjykatës ankimi i përmbaruesit ka ardhur me shumë vonesë. 

Ndërtimi i HEC-eve u kundërshtua nga banorët e zonës si dhe aktivistët e shoqërisë civile. Banorët dhe aktivistët që erdhën nga Tropoja duke protestuar u shprehën kundër ndërtimit të hidrocentraleve dhe deklaruan se do vijojnë të kundërshtojnë edhe me dhunë nëse është e nevojshme, sepse nuk shohin mundësi të tjera përmes rrugëve ligjore.

Sipas tyre firma që po ndërton hidrocentralet ka blerë sistemin e drejtësisë në Shqipëri sepse këto vendime janë të qëllimshme dhe aspak rastësore. Sipas banorëve të zonës, një kompani e tretë ka bërë aplikimin për të marrë leje për ndërtimin e disa HEC-ve të tjera.

"Një 41-vjeçar qëlloi në ajër për të kanosur avokatin..."

Të shtënat me armë në Memaliaj, policia sqaron ngjarjen

“Kurrë nuk kam marrë mbështetje apo pagesë sociale!"

Viktimat e luftës në Kosovë në pritje të kompensimit pas gjyqit të Hagës