MENU
klinika

E dyta herë brenda vitit

Grabitësit “mësyjnë” në vilën 6,8 mln dollarë të Rihannas

26.09.2018 - 14:24

Për herë të dytë brenda një viti, shtëpia me vlerë 6.8 milionë dollarë e Rihannas në Hollywood ka rënë pre e grabitësve.

Persona ende të paidentifikuar dyshohet se janë future mbrëmjen e së martës në rezidencën e këngëtares. Policia është thirrur menjëherë pas dyshimeve dhe kanë gjetur prova se në shtëpia janë future persona, por ende nuk është e qartë nëse kanë arritur të grabisin ndonjë gjë.

Mediat raportojnë se fqinjët i kanë thënë policisë se kanë parë autorët të largohen me një automjet menjëherë pas rënies së alarmit. Në ato momente askush nuk ndodhej në shtëpi.

Policia u lajmërua edhe në muajin gusht pas rënies së alarmit në shtëpinë e Rihannas, por më pas rezultoi se sistemi i alarmit ishte aktivizuar rastësisht.

Muajin e kaluar, policia vuri në pranga një person të identifikuar si Eduardo Leon, mbi të cilin rëndojnë disa akuza, si vjedhje e vandalizëm, kur ai hyri në shtëpinë e këngëtares dhe kaloi një ditë aty.

Autori i tha policisë se synimi i tij ishte të kryente marrëdhënie seksuale me Rihannan, por jo pa pëlqimin e saj.