Një debutim shumë i mirë i Mërgim Mavrajt në derbin e Selanikut ndaj PAOK-ut, që nuk ka mbetur pa vëmendjen e medieve. Tekniku i Aris e filloi ndryshe 11-shen e tij në ndeshjen mes PAOK-ut dhe Aris, e cila përfundoi në paqe 1-1, ndryshimi ishte mbrojtësi qendror.
Më shumë se sa moslejimi i PAOK-ut që ta fitonte këtë sfidë, gazetarëve grekë iu ka bërë përshtypje futbollisti shqiptar. Elementi i ri në formacion ka bërë që të gjithë të shkruajnë për të, por veçanërisht kanë vlerësuar maturinë dhe korrektësinë në lojën e tij.
Gazzetta.gr i ka kushtuar një shkrim të plotë me titull “Nga tradhëtar, në hero”, duke treguar historinë e 32 vjeçarit se si refuzojë pritjen për t’u bërë pjesë e ekipit kombëtar gjerman dhe zgjodhi ekipin kuq e zi.
Është përmendur edhe lidhja e tij e ngushtë me fenë madje kanë veçuar kërkesën e Mërgimit për të mos mbajtur reklamën e birrës “Peja” në bluzë. Filantropia elementi më surprizues. Një tjetër gazetë shkruan “më i miri për në fund”, një futbollist “top class” dhe me një karakter të veçantë.