MENU
klinika

Lidhësja e qytetit

Halli i urës së Përmetit, domosdoshmëri për përmetarët

21.09.2018 - 11:06

Para një shekulli Përmeti nuk vuante nga ndonjë gjë e madhe por nga ura. Ura ishte pikë hyrëse dhe dalëse e qytetit për shkak se ai laget nga Vjosa, një lumë i rrëmbyer që nuk kursen asnjë, sidomos në dimër kur fryhet trefish dhe bëhet komplet i pakalueshëm.

Ky lumë gjithmonë ka marrë dhe merr jetë njerëzish dhe ishte rreziku i Përmetit. Rreziku më kryesor ka qenë nga lart qytetit, ai ishte përroi i qytetit që vjen i rrëmbyer nga maja e malit Dhëmbel dikur, ku është i shtrirë dhe qyteti, gurët e përroit kur fryhesh nga shirat kanë arritur deri në qendër të qytetit. Ka pasur shumë dëme në prishje shtëpish.

Përroi e ka mbytur dy herë qytetin. Nga ana tjetër nga poshtë, lumi Vjosa kur fryhej merrte dhe shtëpitë e përmetarëve që i kishin në brezin e pare, sipër lumit dikur.

Por çfarë problemi kishte me ndërtimin e urës? Këtë e përshkruan një përmetar të nr. 41 te ‘’Lirija’’ në 1909.

‘’U bënë pothua dy muaj që kur u rëzua ura, dhe gjer më sot s’është bërë gjësendi.
Njerëzia si të burgosur gjenden këtu se për të ardhur ose për të vajtur përtej, lipset të shkojnë na ur’e e Badëlonjit(Badëlonjë, fshat afër Përmetit), e cila mban 2 1/2 orë dhe një udhë mos më keq.

Pa rënë, populli dërgoi tejshkrim në Ministri të punëvet të jashtme, në Mbledhje të kombit, ne valiu dhe ne mytesarifi, ku rëfentej reziket që i presin nga rëni’e kësaj e kësaj ure.

Kur u rëzua, gjithë tregëtarët mbyllnë punëtorët e tyre, dhe i tërë populli të bashkuar vanë në yqymet për të qarë hallinë, së andejmi bashkë me kajmekamnë zunë tejshkrimtorenë dhe dërguan përsëri tejshkrim me gjith’anët: Valiu që atë grimë (minutë) u përgjigj se vetë ay u ndihmon me 2.000 grosh për të bërë një lundër hëpërhë, dhe do të vepronjë të bënet ura sa më shpejt. Po këtë gjë dërgoi dhe një mendis për të xgjedhur vëndin të bënet ur’e madhe.

Populli me gas të math e pritnë mendizë dhe shumë të vobektë i puthnin këmbën dhe i luteshin të bënjë sa më shpejt se vdesin pa bukë. Mendizi, si e pa që s’mund të bënet lundrë në këtë lumë të rëmbyerë (Vjosa), vendosi të bënet një ur’e përtanishme në një vent të ngushtë dy minuta lark qytetit, e cila bënej vetëm me 10.000 grosh.

Gjindja dërgoj në Janinë për 10.000 grosh, po shkuan shumë kohë gjersa më së fundi u muar vesh se as një avull nukë dërgonej. Puna mbeti e mvarur shumë kohë, me gjithë varfëria shuheshin për bukë.

Më së fundmi, populli vëndosi ta bënjë vetë urën dhe për një herësh xgjodhi një komision kujdestar, prenë dhe 6-7 drurë të gjatë dhe çanë defter, për të hedhur populli ndihmënë; kjo mënyrë u pëlqye prej gjithëvet dhe u pandeh se puna do të mbarohej, po kur na vjen një punëmarës (kallfë) pej Korçe (s’dihet pej kujt u ftua) dhe atë vënt që kish vendosurë mendizi të bëntej urën e drunjtë, s’e pëlqeu dhe kërkon ta bënjë urën pak më poshtë nga që e vjetra, dhe për të cilën s’munt të arijnë 40.000 grosh.

Po kjo s’është e vërtetë, se vëndi ndreqet me pak të prishura, dhe shkaku i vërtetë është se shumë tregëtarë, të cilët e kanë pjacën na ur’e parë sjelin ndalim se pot ë bënet atje ura, u pritet puna: për interesat e veçanta I hedhin mënjanë interesat e përgjithshme.

Ca prapë thonë se, po të bënet atje, do të na mbetet për gjithnjë, dhe kështu njerëzija s’ja shpien të hollat arkëtarit pa mos pajtuar ustallarët dhe pa mos vendosur vendi, ku të bënet. Kanë të drejtë, se këto që bëhen, janë për të nxier zënë dhe për të thirur më zë të lartë:

I mjeri Përmet , kur vallë do të gjendet një njeri, i cili duk me hedhur mënjanë mërit dhe interesat e veçanta e të përvishet dhe të punonjë me mish e me shpirt për ty, o qytet i bukur, e kërthiz’e Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN