MENU
klinika

Projekti

“Hamleti”, promovues i vlerave të Gjirokastrës

24.09.2018 - 11:09

“Hamlet” është projekti i cili pritet të vendoset së shpejti në jetë dhe që ka për synim promovimin e vlerave të siteve të rëndësishme ku Qarku Gjirokastër numëron me dhjetra të tillë, të cilët veçohen jo vetëm sa i takon lashtësisë së tyre, por edhe vlerave historike, kulturore dhe trashëgimisë që ato kanë.

Gjatë takimit të zhvilluar në Gjirokastër me përfaqësuesit më të lartë të Ministrisë së Kulturës,pushtetit vendor dhe operatorëve turistik, kryefjala ishte përfshirja e qarkut Gjirokastër në listën e zonave ku zhvillohet turizëm gjithëvjetor, ndërsa Libohova, Labova e Kryqit dhe Antigonea u vecçan si zona të cilat do të jenë pjesë e këtij projekti që do të promovojë vlerat e tyre në Mail të Zi, Puglia të Italisë e padyshim edhe në Shqipëri.

“Qendra e projektit do të jetë në Gjirokastër ku dhe do të ngrihet edhe një infopoint, i cili synon të zgjerojë hartën turistike përtej qytetit”, do të shprehej Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro.

Gjirokastra ka potenciale turistike të jashtëzakonshme dhe ajo që ne duhet të arrijmë është zgjerimi i kohës së qëndrimit të turistëve në vendin tone së paku deri në 10 ditë, qëndrim që do të përkthehej sigurisht edhe në rritje të ekonomisë së zonës” ka vijuar Kumbaro ndërsa ka shtuar:

Turizmi në këtë qark nuk mund të konceptohet vetëm gjatë 3 muajve të verës, por duhet të jetë gjatë 12 muajve të vitit, e për këtë duhet një provomim akoma edhe më i lartë i vlerave të trashëgimisë që ka zona dhe njëherazi shtimin e destinacioneve në hartën turistike”.

Ky projekt është në kuadër të programeve IPA të Bashkimit Europian dhe Shqipëria përfaqësohet me Qarkun e Gjirokastrës.

E.B

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktorit që "lindi për të interpretuar Hamletin"

Aleksandër Moisiu në Shkodër


Probleme me energjinë elektrike

OSHEE lë në terr 400 familje në Gjirokastër

Rama ndan pamjet e atmosferës festive

Saranda ndez dritat e festave!

Bashkia, njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Vlora në pritje të reshjeve të dendura

Sa do paguajnë qytetarët

Rritet çmimi i ujit për 12 bashki

“Travel off Path”: Shqipëria, parajsa mesdhetare

Vlora, qyteti bregdetar i mbushur me brigje mahnitëse