Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, kryeministri Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim me zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco.
Në takim u bisedua për angazhimin e Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe të gjitha mekanizmave të sigurisë.
“Qeveria është duke punuar në fuqizimin e rendit dhe ligjit. Ne kemi institucione kredibile që mund të kontribuojnë në ruajtjen e paqes në vend dhe rajon”, tha kryeministri Haradinaj, i cili theksoi gjithashtu se duke u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, Kosova do të ketë më shumë mundësi që të japë kontributin e saj në sigurimin e paqes në rajon.
Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco, u shpreh se SHBA i vlerëson sukseset e arritura Kosova deri tani.