MENU
klinika

Deklarata e plotë

Haradinaj ‘thumbon’ Vuçiç: Territori nuk preket

08.09.2018 - 17:56

Teksa presidenti i Serbisë, Alesandër Vuçiç, po zhvillon vizitën e tij në veri të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar me një deklaratë thumbuese në lidhje me çështjen e kufirit kosovaro-serb.

Ai është shprehur se populli kosovar respekton tërësnë territoriale të republikës, dhe ka heksuar faktin se çdo përpjekej për ti prekur këto parime do të mposhtet.

Në deklaratën e tij të plotë ai është shprehur:

“Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike. Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saja. Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë, e mbrojë”.

“Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”, ka përfunduar kryeministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Forcat policore në gatishmëri

Presidenti serb mbërrin në Kosovë


E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje