MENU

Hidhet shorti

16 prokurorë të Krimeve të Rënda përballen me Vetting-un

20.09.2018 - 09:44

Shorti për listën e pestë të përparësisë, e cila do të kalojë në filtrat e vetingut, tashmë është hedhur dhe këtë e ka njoftuar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit(KPK).

Ajo çfarë bie më shumë në sy nga përzgjedhja e shortit është fakti se në listë bëjnë pjesë 16 prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Lista përbëhej nga 36 subjekte gjithsej ku përveç 16 prokurorëve të mësipërm, pjesa tjetër e listës përbëhet nga gjyqtarë Apelesh, kryesisht të Tiranës dhe rretheve.

Në njoftimin e KPK-së thuhet:

“Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të pikës 11 të nenit 3 dhe të pikës 4 të nenit 6 të ‘Rregullores për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit’, listës me vendim nr. 45 të datës 11.09.2018 të Komisionit, më 17 shtator 2018 janë shortuar dhe kanë filluar procedurat e rivlerësimit për subjektet e rivlerësimit, si më poshtë”.

Prokurorët që do t’i nënshtrohen vetingut janë: Elisabeta Imeraj, aktualisht në krye të Prokurorisë së Tiranës, si edhe Ened Nakuçi që ka në dorë dosjen “Shullazi”.

Gjithashtu, përmendim edhe Vladimir Marën që është prokuror në dosjen “Tahiri” dhe prokurorë të tjerë të Krimeve të Rënda.

LISTA E PROKUROREVE TE KRIMEVE TE RENDA NE VETING

1.Arenc Çela
2. Olsian Çela
3. Behar Dibra
4. Njazi Seferi
5. Ened Nakuçi
6. Elisabeta Imeraj
7. Përparim Kulluri
8. Doloreza Musabelliu

9. Eugen Beci
10. Klodian Braho
11. Edvin Kondili
12. Blerim Tominaj
13. Vladimir Mara
14. Manjola Kajana
15. Pranvera Hoxha
16. Sonila Muhametaj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN