MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 26 shtator?

26.09.2018 - 08:39

46 p.e.s. – Jul Cezari përkushton një tempull për paraardhësin e tij mitik Venus Genetriks në përputhje me premtimin solemn në betejën e famshme të Farsalës, ku trupat e tij u ndeshën me ato të Pompeit dhe fituan. Beteja ishte pjesë e luftës civile romake që filloi kur Cezari marshoi me ushtrinë e tij në Romë, kundër urdhrave të Senatit. Pompey, përkrahës i Senatit, u detyrua së bashku me shumë senatorë të largohej nga Italia për në brigjet e Ilirisë. Pompei e ngriti kampin e tij në një pozitë të fortë në jug të Durrësit, ku terreni kodrinor nga njëra anë dhe deti në anën tjetër e bënin të pamundur një sulm të drejtpërdrejtë nga trupat e Cezarit.

Synimi i Pompeit ishte ta lodhte kundërshtarin, ta rrethonte, t’i priste çdo furnizim dhe ta detyronte të dorëzohej. Por senatorët kërkonin një fitore më të shpejtë e vendimtare. Kështu, Pompei pranoi të ndeshej përfundimisht në një fushë pranë Farsalës, Greqi e mesme. Këtë betejë Pompei e humbi, dhe nga Farsala u hodh në Egjipt, ku u vra me urdhër të Faraonit Ptolemi XIII. Kokën e Pompeit, Ptolemeu ia dërgoi Cezarit në përpjekje për të fituar favore, por fitoi vetëm zemërim që do të çonte në fundin e dinastisë së tij; e para sepse lufta mes Cezarit dhe Pompeit ishte një luftë e brendshme dhes e të dy gjeneralët kishin qenë miq, shumë kohë përpara se të bëheshin kundërshtarë.

1371 – Forcat e sulltan Muratit nën komandën e Lala Shahin Pashës dhe ushtria serbe nën komandën e Vukashin Mërnjavçevit dhe Jovan Ugljeshës u përleshen në Betejën e dytë të Maricës. Pas betejës, Maqedonia dhe pjesë të Greqisë ranë nën pushtimin osman. Beteja e Maricës parapriu më vonë Betejën e Kosovës më 1389.

1580 – Sir Francis Drake përfundon për Britaninë udhëtimin e tij rreth tokës.

1687 – Parthenoni në Athinë shkatërrohet pjesërisht nga një shpërthim i shkaktuar nga bombardimet nga ana e forcave të Venedikut që kishin rrethuar forcat osmane të dislokuara në Athinë. Brenda në Parthenon, trupat osmane kishin vendosur depon e barotit dhe municionet.

1923 – Vdiq Aubrey Herbert; diplomat, udhëtar, oficer zbulimi, studiues, poliglot, politikan – mik i shqiptarëve, jeta e tij lidhet me pavarësinë e Shqipërisë. Dy herë iu ofrua froni i Shqipërisë, por konjukturat politike bënë të mos i pranonte. Nga viti 1911 deri sa vdiq në moshën 43-vjeçare, Aubrey Herbert ishte deputet në parlamentin britanik. Ai u bë nxitës i pasionuar i pavarësisë së Shqipërisë, pasi vizitoi vendin për here të pare në vitin 1907. Gjatë qëndrimit në Tiranë ai u bë mik i Esad Pashës. Kur delegatët shqiptarë shkuan në Konferencën e Londrës 1912-1913 ata gjetën ndihmën e Herbertit si këshilltar. Një nga personat me të cilët Aubrey Herbert mbajti kontakte të vazhdueshme ishte albanologia Edith Durham. Ai gjithmonë ishte mbrojtës i të drejtave të kombeve të shtypur, dhe kundërshtonte politikën qeverisë Britanike lidhur me Irlandën.

1929 – Në Tiranë përurohet Spitali Ushtarak, aty ku sot është spitali civil kirurgjik. Spitali u transferua në ndërtesën aktuale, në lagjen Laprakë, në vitin 1957. Në vitin 2002 ai mori emrin Spitali Ushtarak Qendror Universitar, dhe njihet se një nga institucionet mjekësore më të rëndësishëm të Shqipërisë.

1960 – Në Çikago, zhvillohet debati i parë televiziv mes të kandidatëve për president Richard M. Nixon dhe John F. Kennedy.

1991 – Një grup shkencëtarësh,
4 burra dhe 4 gra filluan një qëndrim dy-vjeçar në Biosferë, një strukturë e mbyllur në Orakëll të Arizonës. Ata kishin planifikuar të mos kishin asnjë kontakt me botën e jashtme, të kultivonin ushqimin e vet dhe të jetonin së bashku në harmoni si pasardhësit e një bote të ashpër dhe të huaj. Për fat të keq, bota e jashtme duhej të ndërhynte disa herë; për të larguar një dyndje milingonash; për të sjellë një pompë me oksigjen; për nevoja të ngutshme mjekësore, ose për t’u sjellë shkencëtarëve sendet e harruara kozmetike etj. Tetë shkencëtarët qëndruan 2 vjet në Biosferë, por kur dolën prej andej dukeshin gjysmë-të çmendur e të uritur, aq sa policisë iu desh t’i shoqëronte ata.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit