MENU
klinika

Akademia Marubi

Historia e Anxhelës, transgjinorit të parë shqiptar

21.09.2018 - 13:31

Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” është duke duke zhvilluar Festivalin Ndërkombëtar të Filimit për të Drejtat e Njeriut (IHRFFA). Filma e dokumentarë të ndryshëm, produksione dhe vepra kinematografike të cilat kanë për qëllim jo vetëm të sjellin një përsosmëri artistike, por detyrën e vështirë për të sjellë mesazhe të forta në një shoqëri e clia nuk ka pak probleme.

Koha ka ecur me shpejtësi përpara, por ne njerëzit e zakonshëm duket se nuk kemi hapin e duhur për ta ndjekur. E këtu nuk bëhet fjalë për teknologji, por bëhet fjalë për diçka më të madhe, për të ndryshuar qasjen tonë ndaj shoqërisë, rrëzimin e barrierave të trashëguara nga mentaliteti I provincës e për të qenë më të drejtë e solidarë kur shohim njëri-tjetrin në sy. E ky është pikërisht qëllimi I IHRFFA dhe filmave që shfaqen tek “Marubi”.

 

Mes shumë punëve të mira e të arrira bie në sy një dokumentar i shkurtër i titulluar “Disforia”. Që në titull lajmërohet një konflikt social, që nuk është as racizëm e as bullizmi që jemi mësuar shpesh të dëgjojmë. Ka të bëjë me përkatësinë seksuale të Anxhelës, transgjinorja e parë në Shqipëri. Racizmin e bullizmin e luftojmë përditë, por qasja jonë ndaj personave me përkatësi seksuale të ndryshme është një problem social I cili nuk është tejkaluar ende.

“Disforia” i sjellë nga regjisori Gjergj Bodari, i rritur e formuar në Greqi, i cili jeton në Gjermani dhe vijon formimin artistik në perëndim, është një dokumentar i cili duhet patjetër të na ndërgjegjësojë. Mesazhi vjen jo i drejtpërdrejt, por me finesën artistike të një njeriu që punën e tij e ka të frymëzuar nga perëndimi, aty ku probleme të tilla sociale kanë ekzistuar e vijojnë të ekzistojnë, por më të zbutura e patjetër gjerësisht të pranuara.

Anxhela shfaqet me një fustan të bardhë. Jeton në një ndërtesë të vjetër, nga ato famëkëqijat e hijerëndat e komunizmit. Një mjedis që i merr frymën një njeriu që ka ëndrra dhe dëshirë për të jetuar, që do të jetë i lirë si ti që po i lexon këto rreshta e si unë që po i shkruaj. Ndërtesa është konteksti artistik i cili tregon pa doreza një shoqëri të prapambetur. Shoqëri e cila jo vetëm që nuk do ta pranojë Anxhelën, por i hedh asaj rrecka e rraqe të vjetra. E doemos, Anxhela duhet të përshtatet, sepse ajo duhet të jetojë në shoqëri. E përshtatja është burgu shpirtëror e psikologjik i saj, derisa në fund dhe fustani i bardhë nuk është më dhe ëndrrat të vrara.

Një dokumentar i cili ka për qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë se e drejta për të jetuar të lirë dhe të barabartë është një e drejtë që nuk zgjedh, por lind me ne. Një dokumentar i cili rreket të hapë sytë e shoqërisë përballë të vërtetave që fatkeqësisht, injoranca bëhet perdja që dritën me ngjyra të kapura nga lentet e kamerave, jo pak herë, e kthen në negativ.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit